Intervistë me dr Arbrore Ulaj, psikiatre për fëmijë
Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës. Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, çrregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen.
Sipas OBSH-së, mjaft njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të stigmës ose damkës si të sëmurë mendorë.
Edhe pse pjesa më e madhe e çrregullimeve mendore kurohen, Aleanca Kombëtare për Sëmundje Mendore (NAMI) raporton se në Shtetet e Bashkuara mesatarisht 60 për qind e të rriturve dhe gati 50 për qind e të rinjve 8-15 vjeç me ndonjë çrregullim mendor nuk kanë marrë trajtim vitin e kaluar.
Numri i atyre që u drejtohen specialistëve për t’u këshilluar në lidhje me shëndetin mendort sa vjen e rritet edhe në vendin tonë. Kështuqë nga 2012-ta, u regjistruian plot 15 mijë vizita të shëndetit mendor, vetëm në shërbimin parësor. Nga këto rreth 2400 ishin fëmijë, ndërsa mendohet se në total 25 % e shqiptarëve janë prekur të paktën një herë në jetë, nga një formë e problemeve të shëndetit mendor. Pikërisht për të parandaluar këtë epidemi të re që po rritet në mënyrë drastike në mbarë botën.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën me karakter tërësisht shëndetësor, “Familja dhe Shëndeti”, për shëndetin mendor, çrregullimet më të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentet dhe hapat që duhet ndjekur në lidhje me shëndetin mendor, për të gjitha këto flet Dr.Arbrore Ulaj, psikiatre për fëmijë
Të kuptojmë çrregullimet mendore:
Çfarë janë sëmundjet mendore?
Sëmundjet e shëndetit mendor janë çrregullime të shëndetit mendor të cilat ndikojnë në mënyrën se si një person mendon, ndihet dhe sillet. Ato e dëmtojnë funksionimin e personit në aspektin social, profesional dhe akademik. 1 në 5 persona në botë vuajnë nga këto crregullime. Këto probleme mund të prekin çdo person në çdo moshë, andaj askush nuk është i “ imunizuar” nga këto crregullime. Nuk dihet shakaktari i vërtetë i tyre por mendohet se janë faktorë të shumtë që ndikojnë në paraqitjen e këtyre çrregullimeve si psh: trashëgimia, faktorët ambiental, fakorët biologjik, fakorët psikologjik, etj. Problemet e tilla mund të jenë duke filluar nga shqetësimet e jetës së përditshme deri te gjendjet kronike serioze. Shumica e personave që kanë probleme të shëndetit mendor nuk kërkojnë ndihmë për shkak të stigmatizimit qe ju bëhet, andaj është shumë e rëndësishme që këta persona te përkrahen nga familja, shkolla, komuniteti, të mos paragjykohen por te inkurajohen të kërkojnë ndihmë sa më parë te profesionisti, në mënyrë që të diagnostikohen dhe trajtohen me kohë, dhe personit t’i kthehet funsionaliteti sa me parë.
Cilat janë crregullimet me të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentët?
10-20 % të fëmijëve dhe adoleshentëve në botë vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Këta fëmijë dhe adoleshentë përballen me stigmatizim, izolim dhe diskriminim dhe nëse nuk trajtohen iu shkaktojnë probleme në zhvillimin e tyre, edukimin dhe të bërit e një jete funksionale për ta. Ndër problemet më të shpeshta që i hasim tek fëmijët dhe adoleshentët janë: çrregullimet e ankthit, ADHD, autizmi, crregullimete sjelljes, bullizmi, abuzimi me substanca narkotike, vështirësië në nxënie, problemet emocionale, çrregullimet e përshtajes. Më të rralla tek fëmijët janë çrregullimet psikotike.
Si t’i kurojmë çrregullimet mendore?
Qëllimi i trajtimit të këtyre personave është që ata të bëjnë jetë funksionale dhe të pavarur në ambientin ku ata jetojnë dhe në shoqëri e punë. Trajtimi është më i lehtë kur famija dhe rrethi ku jetojnë i perkrah ata dhe gjithashtu kur ata jane bashkëpunues me profesionistet e shëndetit mendor diagnostikimi dhe trajtimi bëhet në bazë të shenjave dhe simptomave që personat kanë, dhe në bazë të asaj se sa ia demtojnë ato funkionimin e përditshëm. Trajtimi fillimisht bëhet me psikoterapi, por ne disa raste jemi të detyruar të përshkruajmë edhe medikamante që efekti i trajtimit të jetë më i plotë.
Çfarë roli luajnë sëmundjet e shëndetit mendor në krahasim me sëmundjet e tjera?
Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik, apo mund te them lirisht sa pa shëndet të mirë mendor nuk mund të kemi as shëndet të mirë fizik. Problemet e shëndetit mendor duhet trajtuar si problemet e tjera, dmth problemet e tjera të fushave të tjera të mjekësisë. Duhet bërë ende shumë punë në drejtim të vetëdijësimit të shoqërisë tonë për të kërkuar ndihmë me kohë te profesionistët e shendëtit mendor, sepse sa më heret të kërkohet ndihmë aq më i shpejtë personit i kthehet funsionaliteti.
Si t’i identifikojmë problemet e shëndetit mendor?
Në identifikimin e problemeve të shëndetit mendor rol kyç luan familja.Janë ata të parët qe e shohin se diqka ka ndryshuar me fëmijën ,apo anëtarin e rritur të familjes dhe janë ata të parëet që kërkojnë ndihmë tek ne.Ata vërejnë se psh personi rrin më gjatë mbyllur,e refuzon ushqimin,bëhet agresiv,flen shumë pak ose nuk flen fare,bën mungesa të paarsyeshme në shkollë,iknën nga shtëpia pa lejen e prindërve,nuk mëson,refuzon të shkojë në shkollë,ka ankesa të shumta trupore ,i kundërshton prindërit,dhe mësuesen, e shumë e shumë probmlematka të tjera.Gjithashtu eshe shkolla ka rol ne identifikimin e këtyre problemeve sepse edhe i vëren ndryshimet që ndodhin tek fëmija dhe i referon të kërkojnë ndihmë te profesionisti.
Po nga shkolla a ju referohen raste kur dihet që ne çdo shkollë tani pritet të ketë psikologë?
Prezenca e psikologëve ne shkolla është një gjë shumë e mirë sepse fëmijët dhe adoleshentët e kanë më te lehtë te bisedojnë me ta fillimisht, dhe të bisedojnë me ta për shqetësimet që kanë. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha shkollat që na referojnë raste dhe mendoj se kjo është shumë e dobishme, ne mënyrë që tejkalimi i problemeve të jetë më i lehtë.
A mendoni se po shtohen rastet me çrregullime të shëndetit mendor?
Crregullimet e shëndetit mendor kanë ekzistuar cdo herë por tani disa prej tyre janë më të shpeshta, psh çrregullimet e ankthit, çrregullimi depresiv. Por në shtimin e rasteve mendoj se ka ndikuar ajo se tani shoqëria është vetëdijësuar më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe kërkojnë ndihmë më shumë se në të kaluarën.
A është i vështirë trajtimi i fëmijëve?
Trajtimi i fëmijëve nuk është i vështirë, por e tëra varet nga ajo se çfarë ka fëmija, apo çfarë shenjash apo sipmtomash manifeston dhe sa ndikojnë ato në jetën apo aktivitetet e përditshme te fëmijës. Në trajtimin e fëmijëve luan rol edhe bashkëpunimi me famijen sepse famija është vendi i parë ku fëmija rritet dhe edukohet, dhe ajo është pjese e pandashme e fëmijës. Rol tjetër me rëndësi luan edhe bashkëpunimi me shkollë. Në këtë mënyrë suksesi në tejkalimin e problemeve është më i madh.
Prindërve në Kosovë a ju mungojnë njohuritë për çrregullimet mendore?
Duke parë numrin gjithnjë e më të madh të prindërve që sjellin fëmijë tek ne për konsulta, mendoj se prindërit në Kosovë në përgjithësi janë mirë të informuar për këto probleme, por duhet akoma punë në drejtim të vetëdijësimit të popullsisë në përgjithësi, në mënyrë që të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë tek profesisonistët e shëndetit mendor dhe ndihmën t’a kërkojnë me kohë, e jo kur të bëhet shumë vonë.
Çka rekomandoni për trajtim specifik në Psikiatri nëse gjatë ekzaminimit vëreni se fëmija ka çrregullim psikiatrik?
Trajtimi specifik varet e tëra nga ajo se çfarë manifeston fëmija ,psh në çrregullimet e ankthit ose çrregullimet në sjellje bëjmë psikoterapi, ose në disa raste kur janë shumë të theksuara dhe i dëmtojnë funksionimin e fëmijës përshruajmë edhe terapi medikamentoze, por kjo mbetet si alterativë e fundit kur nuk funksionon vetëm psikoterapia. Pastaj nëse dyshojmë në vështirësi në nxënie ose vonesë në zhvillim mendor atëherë kërkojmë ndihmën e pedagogut special për stimulim akademik të femijës, apo vonesë ose pengesa në të folur, kërkojmë ndihmën e logopedit, e kështu me radhë.
Në rast se prindi dyshon se fëmija ka një problem atëherë ku duhet të kërkojë nihmë?
Fatmirësisht tani ka kuadro te mjaftueshme profesionale që merren me trajtimin e fëmijeve me probleme të tilla. Në klinikën e Psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë në Prishtinë çdo ditë vinë në konsultë prindërit për fëmijët e tyre. Psikiatër të femijeve ka edhe në vende tjera të Kosovës si: Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, andaj mendoj se psikatri i fëmijëve është adresa e parë ku ata duhet të drejtohen.
Disa këshilla për prindër:
Prindërit do t’i këshilloja që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, të bisedojnë me ta për çdo shqetësim që kanë pavarësisht faktit që për prindërit mund të jetë fare i parandësishëm, t’i ofrojnë dashuri pa kushte, t’i përkrahin ata më shumë e mos t’i paragjykojnë, por edha natyrisht t’iu vendosin limite.Të mos hezitojnë të kërkojnë këshilla te psikiatri i fëmijëve për çco shqetësim që kanë.
Familja dhe Shëndeti a është bërë ndihmë për familjet? Si e vlerësoni?
Familja dhe Shendeti ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e informacioneve të sakta dhe profesionale të personave që kanë pasur shumë nevojë për këtë, në kohë rekorde. Është vërtetë një vend ku personat që kanë nevojë për ndihmë mund të shkruajnë lirshëm dhe pa u paragjykuar nga askush. Familja dhe Shendeti eshtë platforma më e përkushtuar dhe më serioze e cila është e gatshme që të jetë afër personave që kanë nevojë të konsultohen për problemet e natyrave te ndryshme në çdo kohë. Grupit Familja dhe Shendeti i uroj punë të mbarë dhe suksese ne vazhdimësi.
Intervistoi: Hafize F.Elshani/Familja dhe shëndeti/