Nga: Dr. Ismail Lutolli,
Specialist Pediatër,
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Subspecialist Hematolog, Onkolog

Shenjat klinike të gripit ?

Gripi dhe komplikimet

Si të mbroheni nga gripi?

Si ta trajtojmë gripin në kushte shtepiake?

Gripi me të drejtë është quajtur shoqëruesi më besnik i njerëzimit që nga kohërat e lashta dhe rregullisht na kujton praninë e tij çdo dimër në formën e epidemive të vogla ose të mëdha. Janë shumë pak persona që nuk kanë kaluar gripin të paktën një herë në jetën e tyre.

Si fillim duhet të potencojmë se organizmi pothuajse e ka të pamundur të krijojë imunitet ndaj gripit çofte përmes vaksinimit apo me rruge natyrale. Arsyeja është e thjeshtë sepse virusi që shkakton gripin ndryshon aq shumë çdo vit sa që “fshehet” me sukses nga sistemi ynë imunitar.

Gripi është nje përkufizim i një sëmundje akute infektive e frymëmarrjes e shkaktuar nga viruset e gripit, më e zakonshme, më e rëndësishmja dhe më e rrezikshmja prej të cilave është e ashtuquajtura gripi – Virusi i influencës së tipit A.

Epidemitë e gripit ndodhin çdo dimër dhe përhapjet besohet se ndodhin për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e virusit në mesin e popullatës, siç është prania e shpeshtë e një numri të madh njerëzish në ambiente të mbyllura, të cilat rrallë janë të ajrosura, duke e bërë virusin lehtësisht “të bartur” në sistemin e frymëmarrjes, nga teshtitja apo kollitja por edhe kontakti i afërt.

Shenjat klinike të gripit?

Njerëzit me grip ndjehen të paaftë për aktivitetet e tyre të përditshme. Ata janë me humbje oreksi dhe të pafuqishëm, ndonjëherë ndjehen të molisur dhe shpesh të shoqëruar me të vjella dhe diarre.

Inkubacioni i gripit është i shkurtër – deri në 3 ditë dhe fillimi shumë i hershëm.
Gripi fillon me simptoma të theksuara të përgjithshme të sëmundjes infektive, të tilla si :

  • Ethe (deri në 40 ° C);
  • Dhimbje koke të fortë dhe dhimbje të muskujve, nyjeve dhe kockave;
  • Rrahje të shpejta të zemrës, si dhe të dridhura dhe / ose dridhje të ndjekura nga djersitja;
  • Të përgjumur, të hutuar dhe ndonjëherë të çorientuar;
  • Lodhje e përgjithshme tejet e theksuar.

Në rrjedhën e zakonshme të sëmundjes së gripit, ethet mund të zgjasin deri në 7 ditë. Shenjat e frymëmarrjes së sëmundjes përfshijnë një ndjesi të thatësisë së hundës dhe fytit, një kollë të thatë irrituese dhe shpesh konjunktivitit. Kollitja dhe sekretimi i hundës ndodhin vetëm më vonë.

Gripi nuk ka shenja klinike të ngjashme tek secili pacient, kjo varet ng varet virulenca e virusit, gjendja e përgjithshme e organizmit dhe sistemi i tij imunitar. Sëmundja zakonisht zgjatë 5 deri në 7 ditë, por ndjenja e lodhjes, si dhe disa simptoma të tjera mund të jetë e pranishme për 2-3 javë pas shërimit objektiv.

Gripi dhe komplikimet e mundshme
Në shumicën e rasteve, gripi kalon pa komplikime por si një rrezik i veçantë, gripi mund të shoqërohet me një sërë komplikimesh, të cilat janë më të shpeshta, më të theksuara dhe shumë më të rrezikshme tek njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike shëndetësore.

Sëmundjet e gripit në në mënyrë indirekte krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve patogjene, të cilat mund të zgjasin më tej sëmundjen.

Komplikimet më të zakonshme përfshijnë problemet me traktin respiratore si :

  • Pneumoni (ndodh në 10% të gripit);
  • Laringjit;
  • Përkeqësim i bronkitit kronik dhe astmës;
  • Inflamacion i veshit të mesëm dhe sinusit.

Një ndërlikim i veçantë tek fëmijët mund të jetë sindromi i Rey, i karakterizuar nga dëmtimi i rëndë i trurit dhe mëlçisë, por tani dihet që shkaku i tij është ndoshta acidi acetilsalicilik. Për këtë arsye, është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët nën 15 vjeç (por edhe për të rriturit) të administrojnë përgatitje që përmbajnë paracetamol në vend të acidit acetilsalicilik(aspirinës) për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Si të mbroheni në mënyrë efikase nga gripi?

• Nuk ka mbrojtje tërësisht efikase por megjithatë duhet ndërmarë hapat e mwposhtëm:

• Asnjë vaksinë nuk mund të garantojë 100% sukses (mund të vaksionohen moshat e shtyra dhe të sëmurët kronik).

• Shmangni kontaktet e panevojshme me njerëzit e tjerë në kohë epidemie, sidomos siperfaqet e mbyllura për të shmangur marrjen e gripit.

• Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.

Si ta trajtojmë gripin?
Gripi është një sëmundje ndaj së cilës mjekimi konsiston në lehtësimin e simptomave të gripit si dhe evitimi i komplikimeve.Padyshim këtu rrol të rëndësishëm merr edhe ngritja e imunitetit.

• Ajrosni disa herë në ditë ambientet ku qëndroni apo banoni;

• Përdorni sa më shumë fruta të freskëta – agrumet janë të shijshme do të ndihmojnë me hidratimin dhe përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C;

• Pini shumë lëng, më së miri në formën e çajit të ngrohtë. Mund të përgadisni edhe lëng (shih recetën në vazhdim);

• Mos merrni vetë antibiotikë
Gripi është një sëmundje virale dhe nuk mund të mjekohet me antibiotikë, të cilët, si çdo ilaç mund të jenë të dëmshëm për trupin tuaj. marrja e antibiotikëve do e vështirësojë edhe më shumë tërë procesin. Marrja e antibiotikeve mund të bëhet vetëm nëse mjeku juaj ka përcaktuar që sëmundja është e ndërlikuar nga një infeksion bakterial

• Mund të përdorni ilaçet e shumta komerciale për lehtësimin e gripit (të disponueshëm gjithashtu pa recetën e mjekut) në formën e një kombinimi të paracetamolit, vitaminës C, dekongestantëve të mukozës së hundës dhe substancave të ngjashme aktive do të ndihmojnë.

• Nëse sëmundja zgjatë më shumë sesa 10 ditë, nëse keni sekrecione të verdha e purulente nga hunda, nëse kolliteni dhe gjatë kollitjes nxirrni sputum ngjyrë të verdhë, atëherë kontrolla te mjeku është e domosdoshme.

• Përdoreni ushqimin në pjata të veçanta, gjithashtu edhe gotat e lugët vendosni në larje mënjeherë pas përdorimt.

• Fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk duhet në asnjë mënyrë të marrin acid acetilsalicilik (aspirin ) për shkak të rrezikut të sindromës së Reit; paracetamoli rekomandohet si një zëvendësim adekuat.

• Nëse keni fëmijë deri ne 1 vjeç në procesin e gjidhënjes, shpeshtoni vaktet e gjidhënjes dhe ndiçni me rigorizitet temperaturën. Gjidhënja e ndihmon shumë gjatë këtij procesi te gripit bebin-fëmijën tuaj.

• Hidratohuni mjaftueshëm. Është e rëndësishme të qëndroni mirë të hidratuar kur jeni i sëmurë, pasiqë mund të humbni më shumë lëngje nëpërmjet djersitjes si pasojë e temperaturës së rritur. Mos marrja e lëngjeve të mjaftueshme mund të zvogëlojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar infeksionin, prandaj sigurohuni që të pini ujë të freskët të mjaftueshëm.

• Flini më shumë sesa zakonisht.
Gjatë gripit lejohet edhe fjetja më gjatë sesa zakonisht. Kjo lufton lodhjen dhe risjellë energjinë e nevojshme për organizmin për të luftuar gripin.

• Pini çaj të nxehtë pasi ka efekt hidratues por edhe qetësues për fytin e skuqur gjate gripit, pra lehtëson shumë dhimbjen e fytit.

• Vitamina C e merrni në ujë të ftohtë dhe asesi në lëngje apo çaj të ngrohtë. Vitamina C pushon së qeni aktive në temperatura të larta, kështu që mos e vendosni limon në çaj të nxehtë nëse planifikoni të sillni Vitamin C në trupin tuaj.

• Mund të përdorni inhalim me tretje fiziologjike 2 herë në ditë, ndihmon në lehtësimin e simptomave të rrugëve respiratore ndihmojnë në lehtësimin e ndonjë dridhjeje që mund të keni, ndërsa avulli i nxehtë mund të ndihmojë shpërbërjen dhe lirimin e bllokimit të sinusit dhe frymëmarrjes së sipërme.

• Përdorni mjaltë dhe limon mbi moshën 1 vjeçare. Mjalti është qetësues për dhimbjet e fytit dhe gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale, ndërsa limoni përmbanë vitaminë C. Mjaft efikase në betejen me gripin./Familjadheshendeti.com