Nga: Florina Lladrovci – Mr.i Ekologjisë
Mënyra e tradicionale e festimit të vitit të ri ose gjatë ndrrimit te moteve karakterizon festën me te rrezikshme për shëndetin tonë, të kafshëve dhe ndotjen e mjedisit jetësorë. Ngritja e vetëdijes, pergjegjsia sociale dhe ndermarrja e masave adekuate do te ishin hapat që duhet ndermarrë.
Fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike karakterizohen me efekte të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe në mjedisin ku ato janë te ekspozuara në ajër, tokë dhe ujë. Në ajër gjatë djegies ato lirojnë sasi te madhe ndotës si dioksidi i sulfurit (SO2), dioksidi i karbonit (CO2), monoksidi i karbonit (CO) dhe sasi tjera si mbetje te aluminit, kadmiumi etj. Kur këta ndotës emitohen në ajër ulin kualitetin e ajrit në masë te madhe duke sjellë pasoja në shëndetin tonë. Me te rrezikuarit janë fëmijet dhe te moshuarit sepse sistemi i tyre respiratorë është shumë i ndjshëm ndaj grimcave te oksideve që janë prezente në ajër.
Fishekzjarret gjatë djegies në ajër leshojnë edhe një re tymi dhe grimcash. Perveç ajrit ato ndotin ujin sepse shumë nga fishekzjarret në përmbajtjen e tyre kanë oksidues te njohur si perklorate të cilat mund te shpërndahën në ujë duke ndotur ujin.
Zhurma e fishekzjarreve si pengesë në mjediset jetësore
Zhurma është semundje bashkohore e njerëzve dhe është bërë aq e pakëndshme sa kanë fillu kritika te medha në të gjitha zonat e banuara. Tani çdo vendbanim iu është nenshtruar zhurmës dhe tingujt e fishekzjarreve janë tinguj me zë te lartë te cilët kanë efekte të dëmshme jo vetëm te njerëzit por edhe te kafshët. Zhurma te tilla mund te na qojnë edhe në humbjen e degjimit nëse ekspozimi është afër dhe paparalajmërim.
Mos te harrojmë se fishekzjarret karakterizohen me efekte të dëmshme për shëndetin e njeriut, kafshëve dhe i kontribojnë ndotjes se mjedisit jetësorë. /Familjadheshendeti.com