Nga: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste
Çaji i gjelbër apo jeshil është i lejuar të konsumohet gjatë procesit të shtatzanisë dhe lirshëm mund të pihen një ose dy filxhanë në ditë. Megjithatë, ju nuk duhet të merrni shumë çaj të gjelbër për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës në të.
Pra, 200 mg kafeinë është maksimumi i lejuar ditor duke përfshirë të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë si kafenë, çajin, qokollatën
Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë. Antioksidantë janë përbërës kimikë që mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave në trupin tonë, si dhe mund të ndihmojnë edhe për të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin e tipit 2.
Sidoqoftë, pirja e një sasi të madhe të çajit të gjelbër mund të pengojë absorbimin acidit folik. Acidi folik është një lëndë ushqyese e rëndësishme, veçanërisht gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Ajo mund të parandalojë defekte të tubave nervor si spina bifida.
Andaj në fillet e shtatzanisë është më mirë të reduktohet apo thënë më mirë, të mirret aq sasi që nuk do të shkaktojë dëmtime të tubit nervor te fetusët.
Çaji i gjelbër e vështirëson absorbimin e hekurit nga ushqimet ( jo nga mishi), andaj asesi të mirret me ushqim.
A është e sigurtë pirja e çajit xhenxhefil gjatë shtatzënisë?
Çaji xhenxhefil është i sigurt për të konsumuar gjatë shtatzanisë në sasi të moderuar për shkak të përfitimeve të larta shëndetësore. Është shumë e dobishme për menaxhimin e përzierjes dhe vjelljes, sidomos në tremujorin e parë. Sidoqoftë, është mirë të kufizohet konsumi ditor në një gram xhenxhefil brenda ditës.
Të vjellat dhe të përzierat në mëngjes apo siq njihet “sëmundja e mëngjesit”, janë simptoma të zakonshme gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Shumica e grave preferojnë marrjen e çajit xhenxhil për të lehtësuar këto simptoma.
Konsumimi i çajit në mëngjes gjëja e parë pas zgjimit dhe para gjumit do të mbajë nën kontroll sëmundjen në mëngjes.
Konsumimi i një gotë çaji xhenxhefil do të përmirësojë dhe stimulojë funksionet e traktit të tretjes.
Çaji xhenxhefi është i mbushur me vetitë anti-inflamatore që do të ndihmojnë në nxitjen e niveleve të imunitetit. Jo vetëm çaji, por produktet e tjera që përmbajnë xhenxhefil mund të luftojnë sëmundjet dhe parandalimin e infeksioneve.
Natyra qetësuese e çajit të xhenxhefilit siguron lehtësim të shpejtë për dhimbje apo irritim të fytit, kollë dhe simptoma të gripit, duke penguar infeksionet e fytit.
Çaji i xhenxhefil ndihmon në rritjen e insulinës dhe prandaj është e dobishme për ruajtjen e niveleve të glukozës në organizëm.
Xhenxheli dihet se ka veti anti-inflamator dhe ndihmon në dhimbjet lidhur me shtatzëninë dhe zvogëlon inflamimin.
Xhenxhefil stimulon aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar lëndë ushqyese në mënyrën më të mirë. Prandaj, ndihmon për të ruajtur ekuilibrin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm.
Ju mund të merrni rreth dy ose tre gota çaj xhenxhefil në ditë. Përdorni deri në një gram rrënjë xhenxhefil dhe ndani në dy deri në tre servime. /Familjadheshendeti.com