Sa është i sigurtë trajtimi i flokëve gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Nga: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Shumica e trajtimeve përfshijnë kimikate dhe ngjyra të ndryshme, duke vënë pikëpyetje nga nënat se sa janë ato të sigurta gjatë shtatzanisë.

Edhe pse hulumtimet janë mjaft të kufizuara, shumica prej tyre tregojnë se kimikatet e gjetura në dy ngjyra gjysmë të përhershme dhe të përhershme, nuk janë shumë toksike dhe JANË TË SIGURTA për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.
Përveç kësaj, vetëm sasi të vogla të ngjyrave të flokëve mund të absorbohen nga lëkura dhe mundësia e tyre të kalojnë tek fetusi është shumë e vogël.
Si e tillë, kjo sasi e vogël nuk konsiderohet e dëmshme për fetusin.

E njëjta gjë konsiderohet e vërtetë edhe gjatë gjidhënies, pasiqë sasia e kimikatave që mund të absorbohen në gjak është shumë e vogël dhe nuk paraqet rrezik për fëmijën gjatë ushqyeshmërisë me qumësht gjiri.

Disa mjekë rekomandojnë të pritet të paktën deri në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë, për të ngjyrosur flokët tuaj.

Masat që mund të merrni gjatë trajtimit të flokëve

  • Konsideroni të arsyeshme pritjen deri në tremujorin e dytë për të trajtuar flokët tuaj.
  • Sigurohuni që trajtimi të bëhet në një zonë të ventiluar mirë.
  • Mos i lini kimikatet në flokët tuaj më shumë se sa tregohet në udhëzueset praktike të përdorimit të tyre.
  • Lani kokën tuaj tërësisht me ujë pas trajtimit.
  • Përdorni dorashka gjatë trajtimit.
  • Ndiqni me kujdes udhëzimet në paketim.
  • Kurrë mos lyej ose zbardh vetullat ose qerpikët. Kjo mund të shkaktojë ënjtje ose të rrisë rrezikun e infeksionit në zonën e syve.

Mos harroni se vetë procesi i shtatzanisë mund të ndryshojë natyrshëm strukturën e flokëve, duke reaguar ndryshe ndaj ngjyrave dhe trajtimeve adekuate! /Familjadheshendeti.com