Përgatiti Rezart Beka
Një pandemi globale nuk na jep shkak për të trajtuar të moshuarit në mënyrë të pashpirt
Shai Held
Krizat mund të shkaktojnë dhembshuri, por ato gjithashtu mund të ngjallin pashpirtshmëri. Që nga shpërthimi i pandemisë koronavirus, ne kemi qenë dëshmitarë të komuniteteve që mblidhen së bashku (edhe pasi ato ndonjëherë janë detyruar fizikisht të ndara), dhe kemi parë individë që merren me akte të thjeshta mirësjelljeje për t’i kujtuar të sëmurëve dhe atyre në karantinë se ata nuk janë jashtë vëmendjes sonë. Megjithatë nga disa anë kemi parë gjithashtu një shkallë mizorie që është vërtet tronditëse.
Më herët sot, një mik postoi në Facebook në lidhje me një përvojë që sapo kishte përjetuar në Upper West Side të Manhattan. Ai shkruan: “Dëgjova një djalë që dukej të ishte në të 20-tat e tij, duke thënë se (virusi) nuk është punë e madhe sepse të moshuarit do të vdesin sidoqoftë. Atëherë ai dhe shoku i tij qeshën …
Ndoshta unë kam fat që kam pasur gjyshër të mrekullueshëm dhe mbase ky djalë nuk ka, por çfarë ka që nuk shkon me këta njerëz??? ” Disa janë përpjekur të kamuflojnë pashpirtshmërinë e tyre duke e paraqitur virusin si një ndëshkim breznor. Ndërsa dikush më dërgoi në Twitter më herët, “Të jem krejtësisht i sinqertë, dhe kjo është e tmerrshme, por për të rinjtë, duke parë si të moshuarit pa pushim zgjedhin interesat e tyre përpara përvetësimit të politikave kundër ndryshimit të klimës, të jep përshtypjen sikur të moshuarit na dëshirojnë neve vdekjen (si pasojë e ndryshimeve klimaterike). Një vdekje ata nuk do të duhet ta përjetojnë (sepse do të vdesin së shpejti). Ashtë një lojë paksa e trishtuar (nga ana e tyre). “
Vini re se si funksionon retorika shumë e njohur e dehumanizimit: “Të moshuarit” grumbullohen së bashku si një masë pa fytyrë, të gjithë ata konsiderohen fajtorë dhe kështu duke merituar në mënyrë efektive vuajtjet që pandemia do të shkaktojë mbi ta. I humbur në tërësi është fakti që të moshuarit janë qenie njerëzore individuale, secila me një fytyrë dhe zë të veçantë, secila me shpresa dhe ëndrra, kujtime dhe pendime, miqësi dhe martesa, dashuritë e humbura dhe dashuritë e qëndrueshme. Por, ata meritojnë të vdesin – ndërsa për ne, ne thjesht mund të shohim punën tonë.
Është mjaftueshmërisht gjë e keqe që të jesh indifferent ndaj vuajteve të të moshuarve, por është akoma më keq kur i kamuflojmë dështimet tona nën petkun e indinjatës morale.
Si një rabin dhe teolog duke parë këtë rrënim etik, e gjej veten duke menduar për mandatin biblik për të “nderuar babanë dhe nënën tuaj”. Fjala hebraike e përkthyer zakonisht si “nder” në hebraisht është kabed dhe vjen nga një rrënjë që do të thotë “peshë”. Në nivelin më të thellë, urdhri biblik është pra t’i trajtojë të moshuarit si njerëz me peshë. Në të kundërt, Bibla ndalon “mallkimin” e prindërve të dikujt. Fjala hebraike e përkthyer zakonisht si “mallkim”, tekalel, rrjedh nga një rrënjë që do të thotë “e lehtë/e papeshë”. Kjo nënkupton që Bibla ndalon trajtimin e të moshuarve si qenie papeshë, si të parëndësishëm.
Pse them “të moshuarit”? Në kontekstin e tij biblik, detyrimi për të nderuar prindërit është një urdhër që u jepet të rriturve (siç janë Dhjetë Urdhërimet më gjerësisht – ju nuk u thoni fëmijëve të mos bëjnë kurorëshkelës dhe as të lakmojnë fushat e fqinjëve të tyre). Kur je i rritur, Bibla udhëzon, nuk duhet të braktisësh të moshuarit. Duke i dhënë zë një frike të përhapur njerëzore, Psalmisti lutet: « Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet!”
Çarë tregon për një shoqëri si kjo e jonë që njerëzit mendojnë për të moshuarit në mënyrë kaq mospërfillëse – dhe për më tepër që ata nuk ndjejnë turp për të shprehur mendime të tilla publikisht? E gjej veten duke pyetur vetveten nëse ky dështim moral kolosal përkeqësohet nga pjesët më të trazuara të jetës sonë kulturore dhe ekonomike. Kur njerëzit maten dhe vlerësohen me produktivitetin e tyre ekonomik, është e lehtë të trajtosh njerëzit, ditët më produktive të të cilëve kanë kaluar, si të pavlerë.
Nga një këndvështrim fetar, nëse ekziston një gjë që duhet ti mësojmë fëmijët tanë, është se vlera jonë si qenie njerëzore nuk varet ose buron nga ajo që ne bëjmë ose realizojmë ose prodhojmë; ne jemi, secili prej nesh, pafundësisht i vlefshëm vetëm sepse jemi krijuar në imazhin e Zotit. Ne kishim rëndësi përpara se të ishim mjaftueshmërisht të rritur që të ishim ekonomikisht produktivë dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë edhe pasi të ndalemi së qeni ekonomikisht produktivë.
Traditat e ndryshme etike dhe fetare gjejnë mënyrat e tyre për të pohuar një të vërtetë thelbësore të jetës njerëzore: Të moshuarit meritojnë respektin dhe, kur është e nevojshme, mbrojtjen tonë. Shenja e një shoqërie të denjë është që i reziston tundimit për të përçmuar të pambrojturt. Është pothuajse një truizëm që pëlhura morale e një shoqërie matet më së miri nga mënyra se si ajo trajton të prekurit në mes të saj – dhe megjithatë është një mësim që ne duket se e harrojmë sistematikisht « Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun”, thotë Bibla. Kujdesu për ta dhe gjatë këtij procesi bëhu vetë më njerëzor.
Përktheu: Rezart Beka