Është një pyetje që shpesh paraqet një dilemë kolosale tek pacientët me stres, pagjumësi, nervoz, ankth apo depresion. Ne veqanti kjo dilemë është mjaft e theksuar tek pacientët të cilët asnjëherë më parë nuk kane biseduar me një profesionist të shëndetit mendor për këtë qeshtje dhe kanë synim ta realizojnë vizitën e parë. Prandaj ballafaqimin me profesionistin tek pacienti ngërthen edhe pyetjen se tek kush duhet të drejtohet. Kjo eksperienc e re tek shumë pacient mund të nxisë frikën nga diagnoza, terapia dhe gjykimi për sëmundjen e cila është shumë normale dhe e tejkalueshme.
- Psikiatri – vizita e parë ideale duhet të jetë te psikiatri. Përvoja dhe kualifikimi e bëjnë më të duhurin për mjekimin e çrregullimeve të tilla. Psikiatri është ai që e percakton nëse pacienti ka indikacion për terapi medikamentoze ose psikoterapi me psikologun. Psikiatri sipas vlerësimit e referon pacientin për konsultim te specialisti tjetër, egzaminime imazherike apo analiza laboratorike. Megjithatë përshkak të frikës nga ballafaqimi dhe stigmatizimit ndodh shpesh që psikiatri të jetë ai i fundit tek i cili pacientët drejtohen për ndihmë.
- Neurologu – ballafaqimi me neurologun për pacientët mund të jetë vendim më “i leht” se ballafaqimi me psikiatrin. Gjithashtu shpesh ankesat e pacientëve mund të ngërthejnë ne vete edhe simptoma neurologjike prandaj kjo po që është një “justifikim” i mirë për ta shmangur psikiatrin. Vizita te neurologu është e dobishme veqanërisht tek ata pacientë që kanë simptomatologji neurologjike ku neurologu krahas diagnostikimit bën edhe eliminimin e sëmundjeve neurologjike.
- Psikologu klinik – psikologët klinikë mund të kenë trajnime dhe kualifikime të ndryshme – psh psikoterapi pozitive, kognitiv-bejaviour terapi, psikodinamikë etj. Mirëpo para se me fillu me psikoterapi pacienti duhet të diagnostikohet dhe ti përjashtojë sëmundjet organike që dijnë të japin simptoma psikike (psh crregullimet e gjëndrës tiroide) dhe këtë mund ta bëje psikiatri apo neurologu qoftë duke e diagnostiku apo edhe referu tek specialistët e tjerë.Prandaj si rregull pacienti duhet të diagnostikohet nga psikiatri e pastaj sipas vlerësimit të referohet te psikologu si plotësim të trajtimit nga psikiatri.
Përfundimi ? Pacientët për mirëqenien e shëndetit mendor mund të paraqiten te kushdo që ata ndihen më komfort për ndihmë dhe bisedë mirëpo trajtimi dhe diagnoza para së gjithash duhet të bëhet nga psikiatri në rend të parë apo sipas indikacioneve edhe nga neurologu ku përcaktohet trajtimi përmes farmakoterapisë apo psikoterapisë ose forma e kombinuar me bashkëpunim të psikologut.
Dr.Arianit Zajmi-Doktor i Mjekësisë
Spacializant i Neurologjisë