Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist
Këshilla dijetologjike për lërësit e duhanit
Cfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë ndërprerjes së prirjes së duhanit?
Përfitimet shëndetsore nga lënja e duhanit?
Një vdekje ç’do 8 sekonda !
Të gjithë kemi dështime në jetë, por gjithashtu një pjesë nga ne vazhdon synimet e ëndrrat përkundër dështimeve. Nëse ti ke luftuar për të lënë pirjen e duhanit, veqse ke bërë hapin e parë dhe shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj.
Nuk ka rëndësi a ke dështuar më parë. Kësaj radhe ju ftojmë që së bashku t’ ja dalim.
“Familja dhe shëndeti ” është në ndihmë dhe përkrahje tuajen.
Pirja e duhanit është shkaktarja kryesore e shumë sëmundjeve, sidomos ato të traktit respiratore, e deri te llojet e ndryshme të karcinomave. Çdo vit në botë kemi rreth 6 milionë vdekje, të cilat lidhen direkt me konsumimin e duhanit dhe nga këta janë rreth 10 % ata që nuk konsumojne direkt duhanin por janë pirës pasivë (qëndrojnë në ambiente ku pihet duhani)
Në botë nga duhani vdesin çdo ditë 11 mijë njërez dhe gjatë një viti 6 milion njerëz d.m.th. një vdekje çdo 8 sekonda.
Ky numër mendohet të rritet dhe të arrijë deri në 10-12 milionë në vitin 2025. Të dhënat statistikore japin edhe një evidencë të tillë alarmuese : një në çdo 5 burra mbi 35 vjeç që pijnë duhan , do të vdesin nga një sëmundje te shkaktuar nga duhani, përpara se të mbushin moshën e pensionit.
Në vazhdim do sjellim këshilla dijetologjike për ndërprerjen e duhanit.
Hapi i pare: vendosshmëria ,kësaj radhe do ja dal
1. Sa njerëz do të jenë të suksesshëm në braktisjen e pirjes së duhanit, varet nga motivimi për ndërprerje, shkalla e varësisë nga cigaret dhe mbështetja që ata marrin gjatë tërheqjes. Kësaj radhe vendosni duke menduar mirë dhe mos u zbrapsni.Keni dështuar disa herë, nuk është ndonjë problem. Kësaj radhe do t’ja dilni. Mos u dorëzoni !
2. Caktojeni një datë dhe orë kur do të vendosni lërjen e duhanit
Kjo është shume e rëndësishme të ketë synim të përcaktuar qartë dhe motiv për momentin e braktisjes së duhanit. Saktësoni një ditë për lënien e duhanit, dhe atë ditë të jini të vendosur për ta lënë duhanin, nuk ka shtyrje të vendimit për nesër !
3. Shkruani në një ditar tërë arsyet e këtij veprimi dhe vendosni këto shënime në vende të dukshme, mbajini pranë vetës, varini rreth e rrotull.
4. Kërkojeni mbështëtjen e anëtarëve të familjes dhe rrethit për vendimin tuaj. Shumë e reëndësishme është përkrahja e bashkëshortit/es në këtë vendim.
5. Në vendin e punës, në makinën dhe në vendbanimin tuaj hiqni çdo gjë që ju kujton duhanin (cakmak, tavull duhani, mbajtëse cigaresh).
Këshilla dijetologjike për lërësit e duhanit
Cfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë ndërprerjes së prirjes së duhanit?
1. Lëng portokalli
Gjatë përdorimit të duhanit kemi ulje të përthithjes së vit C në organizëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të fillohet menjëherë marrja e shpeshtë e lëngut të portokallit të shtrydhur, disa herë në ditë. Kjo do të shton vit C dhe do ulë nëvojat për nikotinë. Mund të merrni edhe limon dhe grejpfrut (për shkak të aciditetit është me e rëndë ). Merrni së paku 4 gota lëng portokalli në 24 orë, duke përfshirë këtu një gotë të madhe menjëherë pas zgjimit.
2. Hani dy deri tri molla në dit, ose përdorni tre gota lëng molle në ditë (në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A).
3. Përdorni brokoli dhe lakra
Brokoli njihet si “mburojë e mushkërive“. Është i njohur për efektet e saj në traktin respirator. Brokoli përmban sulforapiun (një përbërje kimike) që rritë aktivitetin e gjenit NRF2, dhe ky gjen mbron mushkëritë nga dëmtimet e indeve. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese.
4. Përdorni xhenxhefil me mjalte.
Kjo bimë ndihmon në heqjen e toksinave nga organizmi dhe mushkëritë dhe mund të përdoret përmes çajit.Mjalti, xhenxhefili bashkoni në një çaj të vetëm,
5. Përdorni çajin e gjelbër (një antioksidues i fuqishëm dhe shumë i përshtatshëm për këto raste).
6. Përdorni karrota
Përdorimi i tyre është i rëndësishëm pasi janë të pasura me vitamina A, K, C dhe B më së shpejti do të rinovojë lëkurën dhe kontribuon në alkalizimin e organizmit tuaj. Përdorimi mund të behet si karrotë direkt ose duke e shtydhur sikurse lëng karrote.
7. Përdorni disa herë në ditë sallata me perime të freskëta.
Përdorni kunguj, kastravec, patëllxhan, fasule dhe asparagus gjithashtu.
8. Përdorni qumësht dhe produkte të qumështit .
Në çdo tundim që keni për të marrë një cigare, përdoreni një gotë qumësht ose një gotë nga lëngu i portokallit, mollës .
9. Përdorni sasi të konsiderueshme uji Në fazën e luftës kundër cigareve, nga aspekti dijetologjik rekomandohet sa më shumë ujë, qumësht ose lëngje portokalli molle. Në çdo krizë për cigare merrne një gotë uji të madhe. Ne të gjithë tashmë e dimë se është e nevojshme për të pirë të paktën 2 litra ujë në ditë. Kur ndjeni dëshirën për një cigare, pini një gotë të madhe të ujit. Kjo ndihmon për të kapërcyer krizën.
10. Realizoni dush çdo ditë gjatë 2 javëshit të parë të ndërprerjes së duhanit. Do ndihmoj të ndjeheni të relaksuar dhe do ketë efekt qetësues mbi ju .
11. Filloni aktivitetin fizik të përditshëm.
Mund të filloni ushtrimet në palestër, fitnes ose mund ti realizoni në natyrë të hapur.Shumë e dobishme do të ishte shetitja në vende të gjelbëruara së paku 1 orë në ditë. Rritja e oreksit dhe shtimi në peshë, ndodhë shpesh tek personat që lëjnë duhanin. Në përgjithësi pritet që të shtohet 3-5 kile në peshë. Shumë persona kanë frikë nga ky shtim dhe e përdorin këtë gjë si një arsye për të filluar përsëri duhanin. Ushqimi i rregullt me kalori të ulët, bërja e ushtrimeve fizike, mospërdorimi i ushqimeve me kalori të lartë si p.sh, patatinat, ëmbëlsirat, farat dhe frutat e thata etj, do të pengojnë shtimin në peshë. Për këtë arsye vendimi për të lënë duhanin, duhet patjetër të pasojë apo të shkoj së bashku me vendimin për fillimin e ushtrimeve fizike. Kjo do të ju ndihmojë të mos shtoni në peshë dhe ta ndjeni veten shumë më mirë.
12. Filloni të praktikoni meditimin, praktikimin e hobeve të ndryshme që keni. Zgjoni dëshirat e fjetura për aktivitete që ju sjellin kënaqesi.
13. Shfrytëzoni ritet religjioze dhe lutjet, nëse jeni nga ata që i praktikoni. Këto do të të ndihmojnë shumë në shtimin e vendosmërisë dhe përkushtimit tuaj drejt qëllimit.
14. Aktivizohuni në aksione humanitare e bëmirëse.
15. Edhe nëse pas ca ditësh keni dështuar, vazhdoni prapë drejt synimit. Nuk është i fuqishëm ai që nuk dështon por ai që dështon dhe ngritet përsëri e vazhdon synimin.
16. Ikni përdorimit të tepërt të kafes pasi ajo mund të ju asociojë me duhanin. Jëni mësuar të pini bashkë kafe dhe duhan. Mundohuni të reduktoni kafen gjatë kësaj përiudhe të mujit të parë
17. Largohuni nga ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara. Të gjitha këto mund të rizgjojnë dëshirën për duhanin përsëri.
18. Në muajin e parë, mundohuni të mos frekuentoni ambientet ku pihet duhan.
Përfitimet shëndetsore nga lënja e duhanit
Përfitimet janë të shumëta:
- Në ditën e parë: ritmi i zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit kthehet në normalitet dhe kemi ulje të monoksidit të karbonit.
- Për 2 javë deri në 2
Ju do të merrni frymë shumë më lehtë dhe do të keni përmirësim të dukshëm të ndjesisë së të nuhaturit dhe të shijuarit . Sasia e gëlbazës pakësohet për 2 javë. - Për 3 muaj : Kolla pakësohet dhe humbet pothuajse plotësisht dhe sistemi juaj imunitar fillon të forcohet dhe do të ndieni veten më vital. Njollat e verdha në gishtërinjët e dhëmbët tuaj do të fillojnë të zhduken ngadal.
- Për 1-2 vit : Rreziku për krizën e zemrës për hemoragjinë e trurit dhe sëmundjes së enëve të gjakut të këmbëve, fillon të ulet që në ditët e para dhe pas një viti ky rrezik ulet me 50%. Parandalohen edhe sëmundjet e mushkërive.
- Për 3-5 vite e me tutje : funksionet e sistemit të frymëmarrjes përmirësohen. Përgjysmohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, rrugës së ushqimit, fshikëzës urinare.
- Pas 10 viteve nderprerje të konsumimit të duhanit : ju gëzoni shëndet shumë më të mirë dhe keni ikur nga rreziku i sëmundjeve vdekjeprurëse, gjithashtu keni kursyer edhe familjarët tuaj nga duhanpirja pasive. /Familjadheshendeti.com