A duhet secila familje të ketë fëmijë me nevoja të veçanta për te kuptu një familje tjetër?!
A duhet secili prind të ketë fëmijë me Sindrom Down, autizem apo paralizë që ti kuptojmë prinderit tjerë?!
A keni ide çdo të thotë me rrit fëmijë me aftësi të veçanta, në çfarë sprova, veshtirësi, e perulje përballën prinderit që kanë këta fëmijë?!
Mosni ju lutem se nuk jeni nën lëkuren e tyre, nuk e dini çdo të thotë me ia kthy shpinën fmisë në shkollë, me ia perbuzë, me ia largu nga loja, nga mësimi!
A keni mendu çdo të thotë mos te kesh para me dergu fminë në Shkolla Speciale!
Sa e sa prind së bashku me fëmijet e tyre vuajnë dhe i qel drita e mëngjesit duke qajtur.
Nëse nuk ju shtrijmë dorën, nëse nuk ju ndihmojmë, çfarë po ju pengon shkolla që është institucion publik me i detyru fëmijët me ia kthy shpinën një fëmije tjetër. Vetëm se ai është më i/e butë me i/e urtë apo çfarë!
Nëse fëmijt e juaj marrin pesa me yje ju betohem në Zot se nuk iu duhen nëse sju keni mësu njerzillakun, mëshirën, humanizmin, solidaritetin…

Nuk di si ti vë titullin këtij shkrimi.

Unë si nënë e pesë fëmijeve jam shumë shumë e prekur nga rasti i Ëmbles për një çast e mendova vetën time në vend të prinderve të saj, fëmijet e mi në vend të Ëmbles.

Kur largoni dikë nga rrethi juaj, kur i ktheni shpinën dikujt mendone vetën tuaj në atë pozitë do ti marrësh gjithë pergjigjjet.

Me respekt, Florina

familjaeshendoshe