MOS! Mos se i morrët n’qafë fëmijët!

Shumë prej nesh vazhdimisht shkrujmë a flasim për Çiken. ndër
tjerash kallzojmë se qysh ajo duhet me u trajtu si princeshë e me u rrit si
mbretereshë!

Prinda t’dashtun, mos i mashtroni çikat me prralla t’rreme derisa djemte i
rritni me all*a/pu*ke/ e i pysni sahat e dakik se a ka luejt dicka?! A po e
nguec kush? Ose; le hiqu saj se s’ban per ty! Njo t’jashtit ma mire … Hajt se
nuk i hjeket cope! E ka lyp vet ajo., etjetjetj.

MOS! Mos se i morret n’qafe fmijte! Tek e mrama, nese veç s’jeni t’gatshem
me i ushqye vocrraket tuej me dashni e respekt per veten dhe tjetrin, ma mire
mos e shtoni hiç numrin e popullsise. Nese nuk e dashunon djalin (jo me e
ADHURU- JOOO, po me e DASHTE, me ja paqtue shpirtin me fjale t’amla e me
virtyte t’nalta) mos e rrej pra as çiken se ka me jetue si neper filma!
Shoqnija nuk ashte fushe me lula laramane! Shoqnija jone ashte nji bashkesi e
cuditshme qytetaresh shpresevyshkun, qe vec hundes se vet, s’dallojne kund
rreze dielli a behar!

Andaj, msoje veten tande se bash ashtu qysh e pyet djalin në ka bo t’dashtun
qofte sa per nji sezon vere; ish dashte me e pyet çiken se a i dhemb kund? A
ashte randue apo idhnue!!!! A e ka naj brenge zemre?

Si me u ruejt prej rrenave t’krypuna a si me diftue t’miren matane lluksit
bajat!!funja, aty ku t’dhemb ty, aty ka me i sosun loçka edhe tjetrit!! Aty ku
t’pikon zemra ty per djalin, ngushtohet krahnori edhe per çiken! Besa, çika
jote ashte e s’ashte e jotja! Sikurse djali, i cili s’ka kurgja ma teper sesa
evladi çike!

Djali trim qe ‘nxen e lshon’ te dashtuna s’ka me ta zbardhun ftyren, kurre.
por as çika sypatremun (jo kukulla prej plastike) s’ka me ta nxi xhanin,
asnjihere, as ty e as vetes! Tuj e dijte se na n’kete Toke kena ardhe prej
Dashnise, e me Dashni shpirtin e kthejme tek Fillimi, ish kane ma mire qenia
jone me u qendisun me urata e Menime t’açikune! se vetem njeriu i mire ne
drejtesi e dinjitet s’bahet kurre teper e as i/e serte! Fjolla Spanca

Shkrimi origjinal i shkruajtur
nga nje lexuese

 

#familjeeshendoshe