Dallime në çmim të barnave nga barnatorja në barnatore.

Këto ditë pashë një kronikë rreth dallimeve në çmim të barnave, dallime të cilat janë enorme nga barnatorja në barnatore.

Ekzistojnë shumë faktorë:

  1. Dallime të tilla do të ketë përherë përderisa ka shumë barnatore që mbajnë barna ilegalisht dhe çmimi i tyre është dukshëm më i ulët se çmimi i barnave që hyjnë në formë legale, marrë parasysh që nuk paguhet doganë apo tatim për to, duke ndikuar në çmimin e tërësishëm të të njejtit bar.
  2. Pacientët tanë janë tejet laik dhe veq a e shohin banderollë në pako, ju mjafton ta marrin pa e parë se çfarë banderolle është (a përkon emri i barit me emrin në banderollë), pastaj kapen te çmimin pa marrë parasysh mënyrën si hyn në Kosovë, kushtet e ruajtjes dhe forma tjera që duhet të jenë primare rreth barit.
  3. Pacientët duhet të pranojnë të marrin prodhime paralele me emra të njejtë gjenerik, kur ju konvenon në çmim.
  4. Mjekët duhet të jenë bashkëpunues me farmacistët sepse shpeshherë nuk dijnë as çka ka në treg, është apo jo i licensuar produkti që e shkruajnë dhe pacientët maltretohen nga një barnatore në tjetren duke kërkuar po atë prodhim.
  5. Suplementet nuk do hyjnë në nivelizimin e çmimeve dhe kjo do bëj dallime të mëdha mes barnatoreve, marrë parasysh rrjetet e barnatoreve të formuara nga kompani barnash me produkte që i fusin vetë në Kosovë, kjo direkt dëmton ato barnatore si biznese individuale.

Uroj të bëhet nivelizimi i çmimeve, të ruhen pacientët tanë, të dal në pah vlera e farmacistëve të vërtetë dhe të ulet vlera e shitësve të cilët detyrohen ti japin ato prodhime të barnave që u’a imponojnë pronarët e kompanive ku punojnë.

Laureta Berisha Kosumi Farmaciste

familjeeshendoshe