Ushqimi hyjnorë në sofër

E shtuna e dyte, do a s’do kunorzohej me gatimin e nji prej specialiteteve ma te dallume nder anet tona! Fjala asht per ate gjellen qe sipas pleqve edhe aristokracia e ka me hater! Praaaaaa, te shtunave, me besnikeri vazhdonte tradita e pasulit! Thuajse n’secilen shpi dalloheshin penxheret e hapuna me lezet, nga cepat e se cilave fluturonin ernat e kepes se kaverdisun me biber t’kuq, zhytun mire n’voj luledjelli. Eh, e di. Sot kane ndrrue hesapet ama aso kohe ku kujtoheshim ns se c’ish voji i ullinit! Stine te serta! Nejse!

Mama kur e gatiste pasulin, sigurohej qe langu i tij jo i holle, te bahej bojekafe kurse kokrrat duheshin shkriftu aq sa asnjani prej nesh s’mundej ma, me u anku! biles, kah fundi me koret e pitalkave i ngjyenim sahanat derisa te mos metej asnji pikel pasuli n’ta!

Ne femini e besa edhe kur u rritem pak, na qe pllakosun ne koke menimin se nani derdhte magji ne tenxhere gatimi! Kish dicka Hyjnore ne sofren e shtrume mbi sofrabezin qendisun prej dore!

× mam, ca i ke hedhun pasulit sot?
Mama: paj si jete e mot! Pasul, uje, krype e voj, biber, kepe, ne mos gaboj …
× a pernjime’ si ke shtue gja tjeter?
Mama: evlad, baba ma ka pase msue nji reçete t’vjeter!

× ou?
Mama: kur te nisesh me gatu, baje nijet t’Parin me gzu! S’mahet thika as piruni pa ju paqtue gatonjesit uni!!

× e pse?!
Mama: ne tepsi e kusi notojne zemrat me dashni! Do kujdes, synin serbes se çdo idhnim i derdhun n’sahan, e ka mrena nji pishman, qe krejt kollaj i bahet shpise, si dushman!

× edhe?
Mama: edhe?! edhe Hiç! Kur te bajsh mend buke me shtru, lshoje krahun, pa u ngushtu! Nuk ka ereza krejt dynjaja, sa misteri qe mbarte duaja!! Nese perzihet krypa me idhnim, tana gjellat kthehen n’pelim!! Ba me u puq inati me sheqer, dergjet votra ne zjerm me sherr!

me syte n’Dua!
2022
Fjolla Spanca