Ishte njeri i mire do thone. Nuk prishte muhabet me asnje. I qeshnin edhe syte. Jetonte jeten e vete dhe i respektonte te gjithe. Lum ata qe e kane njohur! Nuk vriste as mizen, e nuk trazonte as ujin. Sa keq qe nuk jeton me…!
E ndersa je gjalle, askush nuk ta thote nje fjale te mire. Do ulesh ne nje kafe, do te te lavderojne. Do te te bejne si njeriun me te mire qe njohin. Do shajne te tjeret tek ty. Cfare nuk do te te thone per ata te tjere, qe nuk jane prezent. Do i shajne dege me dege.
Pooor, sa te cohesh… Po sa te cohesh ama, do te te thone pas shpine “Shyqyr qe iku se na cau derrasat”. Do thone te njejtat fjale, qe i thonin per te tjeret. Do te te shohin me perbuzje, me zili, me inat, me c’te mundin, por kurre nuk do te te lavderojne. Harrojeni!!!Keshtu me radhe vazhdon zinxhiri me te gjithe, qe takohen me njeri- tjetrin. Merr ketej, dergo andej. Sha ketej, sha andej. Beju i mire me njerin, shaje pas shpine tjetrin. Shaje pas shpine tjetrin, ik beju i mire pastaj me ate tjetrin.
Dhe ne fund harrojne sa i vogel eshte rrethi dhe qe te gjitha merren vesh. Harrojne qe lepijne aty, ku beshtyjne dhe beshtyjne aty, ku lepijne. Harrojne ate dore te ngrohte, qe i ndihmoi dikur e i udhezoi ne rruge te drejte. Me keq akoma edhe hedhin balte mbi ate. Fiks si ajo barcaleta:
“Na ishte nje njeri, qe kishte pushtet. Nje dite, nje nga miqte e tij i thote:
- Filani ka fol keq per ty.
-Po mire i thote ky, s’ka gje e prisja.
-Ore po edhe filani ia pret ai. - S’ka gje, edhe prej atij e prisja.
- Zoteri, edhe fisteku kishte fol keq per ty.
Ne ate moment, zoteria ve doren ne koke e ndersa tunde koken duke u menduar, i thote:- Po ai cne, atij nuk i kam bere asnje nder ?”
Po ky eshte ekuacioni i mbijeteses ne nje shoqeri llafesh, ne nje shoqeri pa baza, ne nje shoqeri te varfer, ne nje shoqeri kaq teorike!
Ahhh po, po vdiqe te duan te gjithe!
Huazuar: Ida Nurçe