-Fëmija im flet vetëm anglisht. E di sa mirë flet, si anglez i vogël. Sa e lumtur që jam. Po shqip flet? jo mi, e çi duhet shqipja sikur do të rrijë në Shqipëri djali im. Djali im do të iki jashtetit. Fliste nëna gjithë vendosmëri dhe krenari. Po ti si i flet? Unë? po anglisht mi i flas. Kam hyrë në kurs edhe unë, që të mësoj anglisht. Ky dialog i zhvilluar në një lokal në Tiranë nuk është i vetëm. Kjo mënyrë të menduari dhe të sjelluri të nënës dhe jo vetëm të nënës, po edhe të babait, është një gjë e zakonshme sot. Prindër, që i nxisni fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja është një gjë shumë e mirë sidomos për trurin e fëmijës, por ti mohoni nga gjuha e vëndit, e origjinës, nga gjuha që jo vetëm prindërit flasin po edhe gjyshërit, është e dëmshme për vetë fëmijën për trurin dhe mëndjen e tij. Kjo mënyrë e bën fëmijën të huaj me veten dhe krijon problem në karakterin e tij. Jo rastësisht në Ameerikë, Angli dhe vënde të tjera, u hapyën shkolla për gjuhën e origjinës të emigrantëve pasi minimizon probleme të shëndetit mendor dhe aftësisë për të nxënë apo mësuar të fëmijëve, të cilët janë bijë emigrantësh. Përçmimi i gjuhës së origjinës është problem personaliteti i prindërve që rrisin fëmijët në këtë mënyrë dhe prindërit që kanë problem personaliteti ndikojnë negativisht apo i përcjellin fëmijës problemet e tyre. Njeriu nuk ka mundësi tjetër për tu bërë përveçse gjuhës dhe fjalëve. Mohimi i gjuhës së origjinës dhe mësimi i një gjuhe të huaj në vënd të saj është sikur e vendosim mëndjen e fëmijës jashtë vetes së tij. Prindër edhe pse i largoni fëmijët nga vëndi dhe nuk ja mësoni gjuhën shqipe ata prap bijt tuaj mbeten. Zhdërvjelltësimi në gjuhën e origjinës ia lehtëson të mësuarin e gjuhës së huaj fëmijës, prandaj mos ia vështirësoni të mësuarin edhe pse ju ju duket se flet rrjedhshëm. Gjuha nuk është ca fjalë të thëna mirë apo rrjedhshëm.
Lira Gjika