Rënia e flokëve dhe sëmundjet e tiroides


Shkruan Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog

✅️Hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi i rëndë dhe i zgjatur mund të shkaktojnë humbje të flokëve.
Humbja është e përhapur dhe përfshin të gjithë lëkurën e kokës dhe jo zona të veçanta. Flokët duken njëtrajtësisht të rrallë. Pas trajtimit të suksesshëm të çrregullimit të tiroides ndodh sërish rritja e flokëve, megjithëse do të zgjasë disa muaj dhe mund të jetë jo i plotë. Është e pazakontë që hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi i butë (p.sh. subklinik), ose problemet e tiroides kohëshkurtër të shkaktojnë rënie të flokëve.

✅️ Disa forma të hipotiroidizmit dhe hipertiroidizmit shfaqen papritur dhe diagnostikohen herët, por ndodh që disa raste të zbulohen pas disa muaj ose disa vite përpara diagnozës. Rënia e flokëve për shkak të sëmundjes së tiroides bëhet e dukshme disa muaj pas fillimit të sëmundjes së tiroides. Kjo është për shkak të ciklit të gjatë të flokëve. Në raste të tilla, në mënyrë paradoksale, rënia e flokëve mund të pasojë trajtimin për tiroiden dhe gabimisht mund të fajësohet mjekimi për tiroiden, duke çuar në ndërprerjen e trajtimit, gjë që mund të përkeqësojë rënien e flokëve.

✅️Alopecia areata është një gjendje autoimune që shkakton humbjen e flokëve që ndodh te njerëzit me sëmundje autoimune të tiroides më shpesh sesa pritej. Ndryshe nga llojet e humbjes difuze të flokëve të përshkruara më sipër, alopecia areata shkakton zona diskrete, shpesh rrethore, të rënies së flokëve. Në shumicën e rasteve, kjo është kalimtare dhe nuk përparon, por për fat të keq, mund të shkaktojë tullaci të konsiderueshme. Ka çrregullime të tjera të rralla autoimune që mund të shkaktojnë rënie të flokëve (p.sh. lupus erythematosus), të cilat shoqërohen me sëmundje autoimune të tiroides. Sindroma e vezores policistike shoqërohet gjithashtu me sëmundje autoimune të tiroides dhe mund të shfaqet si rënie difuze e flokëve; karakteristika të tjera janë cikli menstrual i parregulltë, obeziteti dhe aknet.