?Në shumicën e rasteve, individët me dhimbje të fundshpinës do të përmirësohen gjatë një periudhe prej dy deri në gjashtë javë.
? Qëllimi është të minimizohen përsëritjet e aktiviteteve të rënda! Ndërkohë që të qenit në gjendje të mirë fizike nuk parandalon të gjitha episodet e dhimbjes së shpinës. Por, kjo ta bëjë më të lehtë zgjidhjen e atyre episodeve.
? Ndryshimet e stilit të jetesës mund të jenë të nevojshme. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj, të ushtroheni, të hani siç duhet dhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme.
? Nëse pini duhan, ndaloni. Pirja e duhanit është një faktor predispozues për dhimbjen e shpinës.
? Obeziteti nuk shkakton dhimbje shpine, por është një faktor që e bën më të vështirë shërimin. Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të rrisni nivelin tuaj të aktivitetit dhe të ushqeheni më shëndetshëm për të qenë në formë. Nuk dihet asnjë dietë e veçantë për të parandaluar episodet e dhimbjes së mesit.
?Një reumatolog është një mjek i mjekësisë së brendshme i cili është i trajnuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatizmale që prekin sistemin tuaj muskuloskeletor.
Me respekt,
Dr. Besim Ajet Demolli Reumatolog