Letër për pleqërinë time
(në foto Agnes Zhelesnik, e cila vazhdoi mësimdhënien deri në moshë 102 vjeçare)…
Pra, te dashur, kur të plakeni :
- Asnjëherë mos mësoni me zor askënd. Edhe nëse e dini me siguri se do të keni të drejtë.
Mos harroni se sa ju kanë mërzitur keto gjera kur ishit vete te rinj. Ju vetë a i morët parasysh këshillat e prindërve tuaj? - Mos u mundoni të ndihmoni nëse nuk ju kërkohet. Mos ju impononi askujt. Mos u përpiqni të mbroni të dashurit tuaj nga të gjitha fatkeqësitë në botë. Thjesht dashurojini ata.
- Mos u ankoni mbi shëndetin tuaj, fqinjët, qeverinë, pensionin… Mos u shndërroni në një grindavece të vjetër ulur në një stol.
- Mos prisni mirënjohje nga fëmijët. Mos harroni se nuk ka fëmijë mosmirënjohës – ka prindër budallenj që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.
- Mos thuaj fraza si :”Ne në moshën tënde “, ” Unë ju dhashë vitet më të mira “, “Unë jam më i/e vjetër, kështu që e di më mirë ” apo “Kjo është e padurueshme!
- Nëse keni nipër e mbesa, mos insistoni që t’ju thërrasin në emër nëse ju quajnë gjyshe. Kjo është nje budallallëk.
- Mos i harxhoni paratë tuaja të fundit në trajtime kundër moshës. Eshtë e padobishme. Më mirë i shpenzoni në një udhëtim.
- Mos u shiko në pasqyrë dhe mos vini grim vetëm në një dhomë të errët. Bëjani qejfin vetes. Përpiquni të dukeni sa më elegantë që të jetë e mundur. Pikërisht elegantë, jo rinor. Më besoni, është më mirë në këtë mënyrë.
- Kujdesuni për njeriun tuaj të afërt, edhe nëse ai bëhet një plak i rrudhur, i pambrojtur dhe i rrëmbyeshëm. Mos harroni se ai ishte dikur i ri, i fortë dhe plot jetë. Dhe mbase ai është i vetmi që me të vërtetë ka nevojë për ty tani …
- Mos u përpiqni të shkoni me kohën me çdo kusht: të kuptoni teknologjitë e reja, të ndiqni lajmet në mënyrë obsesive, të studioni vazhdimisht diçka të re, për të mos qënë prapa me kohën . Kjo është qesharake.
Bëni gjithçka që dëshironi. Sa mundeni!
- Mos fajësoni veten për asgjë. Cfarëdo që të ndodh në jetën tuaj ose në jetën e fëmijëve të tu, keni bëre gjithçka që mund të bënit.
Mos e humbni dinjitetin tuaj pavaresisht cdo situate.
Deri në fund! Bëni më të mirën tuaj kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mbani mend, sa te jeni akoma gjallë; DİKUSH KA NEVOJË PËR JU.
Komunikimi me fëmijë