Femija rritet shpejt. Shume shpejt.
Ma shpejt se ajo “shpejt” qe ti e mendon.
E ma e keqja/mira e kesaj pune eshte se femija rritet vec NJE here.
Punen, shkollen, ndejat, shetitjet, kafet, shoqerine, krejt mundesh me i stopu per nje kohe e me ju kthy prap. Krejt presin.
Krejt munden me u jetu, e me u arrite ne menyren ma te mire te mundshme edhe pas disa muajve/viteve.
POR, ama femija qe e ke sjelle ne jete, shkon vec njehere kemba-doraz per heren e pare; vec nje here kapet e cohet ne kembe per heren e pare; vec nje here ne jete e ka “lugen e tij te pare”; vec nje here ne jete mundesh me i pa “hapat e tij te pare”; vec njehere ne krejt jeten tende mundesh me ia degju per heren e pare “fjalen e pare”.
E ma e rendesishmja e krejt kesaj, per te mos thene ne menyre absolute, shume nga ajo se cfare ai/ajo do jete neser, varet nga ajo periudha e jetes se femijes te ciles shumica i referohen “hajt se i vogel, ca din ky…”.
E di, ka plot nana qe nuk e kane “luksin” me qendru ne shtepi me pa femijen e vet tu u rrit. Jeta i nxjerr jashte shtepise ato, dashte e pa dashte. Por, sa njoh te tilla, fatkeqesisht, ndoshta vec ma shume kam njofte nga ato qe me kane thane “eh budallica, leja vjehrres more, se femija rritet…”.
Rritet, e vertete qe rritet. Ama, rritet vec njehere.
E rritjen e saj nuk ja fali kerkujt.
Nuk ja fali, as nuk e nderroj me asigja te kesaj bote.
E di qe gjithcka qe synohet seriozisht ne kete jete, arrihet.
Ma ka deshmu jeta, se ne cdo devotshmeri ka shperblim.
Ama, per mua, cdo arritje tjeter eshte e pavlere, nese per ate qe e solla ne jete me vetedeshire (pa lutjen/kerkesen e saj 😛 ) kam deshtuar te jem NJERIU qe duhet te jem.
P.S. rreshtat e siperm i kam ruajtur qe t’ia lexoj vetes kur lodhem e bahem nervoz nga 15 deshtimet e mia rradhazi per ta vene ate ne gjumin e nates.
Ose edhe atehere kur deshtoj te mbush barkun e saj me llojin e trete te ushqimit te pergatitur per te njejtin vakt. Ose, ose, ateher kur ajo cohet ne 3a.m dhe e presim bashke lindjen e diellit.
Shkruan: Donjeta Zejnullahu Pllana