Mos i mësoni fëmijët që të mburren me veshjet e tyre, edhe nëse keni mundësi madje dhe çorapet tua bleni me firmë tregoni se kjo nuk është ndonjë privilegjë!
Tregoni se nxënësi duhet të shkojë në shkollë i pastërt, duke larë dhëmbët, duke veshë rroba të pastërta dhe këpucë të lara!
Ndërsa nëse marka e rrobave është zara, apo nike, ose patika adidas ose ose kjo ska rëndësi të madhe!
Nxënës i veçantë e i dalluar është ai që mëson që vie me detyra të rregullta dhe që është i sjellshëm, sepse nëse shtyhemi me veshje skemi arritë asgjë!
Unë si nënë aspak se shoh përparimtare se fëmijët e mi vishen me veshje të veçanta, nëse arrinë mundësia ia blej e nëse jo kjo ska ndonjë rol të veçantë!
Por vajza më tregoi se shoqet e pyesin unë kaq veshje kam nga zara bile nuk vishem me tesha pazari po ti?
Ndaj kujdes se si mund të ndihen fëmijët që si kanë mundësitë nga këta lloj fëmijësh “çallamxhinjë”, të cilët nesër mund të bëhen të rrezikshëm për shoqërinë ku jetojnë sepse mund të bëhen dhe mendjemdhenjë!
Jeta është dallgë-dallgë dhe jo çdoherë do kesh mundësi të jesh në formë dhe tek e fundit në shkollë nuk bëhet sfiladë mode por shkohet për të mësuar!
Suksese 🌹
Emine Bajrami