Ata vunë kapelat, por nuk i thanë shkronjat e vjershat e tyre as duart lart nuk i ngriten me shokët dhe shoqet e tyre

Sot kur hapa telefonin pashë fotografi e video që të rrenqethet trupi nga ato pamje të fëmijeve të ndarë të komuniteti rom të cilët u diskriminuan nga festa e tyre e Abetarës. Ata ishin në klasën e parë, vetëm 6 vjeç, ata kishin për ta festuar gëzimin e tyre sepse kanë mësuar shkronjat e gjuhës që flasin, në shkollën e tyre, në shtetin e tyre, me mësuesen e tyre me shokët dhe shoqët që nuk u ndanë plot një vit por ata u “ndanë në festë”.
Ata madje kanë një yll në flamurin e shtetit tonë me ngjyrë të bardhë njësoj si yjet tjera.

Edhe ata janë lindur nga një “nënë”

Derisa mbaramë ishim zgjuar deri vonë më djalin tim që është në klasën e parë duke bërë pergaditjet për festën e tyre: ai me pyti “nanë çka don me thënë syri i pagjumë i nanës” u mundova ti shpjegoj sa më thjeshtë që nëna të lind, ushqen, veshë etj rrinë zgjuar me ty kur ti ke një grip, të ndihmon në detyra etj. gjë që nëna këto nuk i sheh si mund por knaqësi.

E sot i mendova nënat e atyre fëmijeve të cilët me kalepa në kokë kishin secili nga një shkronjë dhe një poezi për ta recituar sëbashku me shokët dhe shoqët e klasës.
Por prinderit nuk i panë së bashku, as ata vet nuk i ngiten duart me shokët dhe shoqet e tyre.
Ata paskan të drejtë të shkollohen por te festojnë suksesin e tyre nuk paskan të drejtë, kam frikë që ata bullizohen edhe në forma të tjera.
Kjo i bie sikur të ndertoni një shtëpi pa kulum e cila do të rrënohet nga era dhe shiu.
Zgjohu shqiptari ky diskriminim u bë në institucionet shkollore edhe ndaj fmive.
Si nënë e 4 fëmijëve në shkollë jam shumë e prekur dhe ndihem shumë keq nga ky rast sikur kemi humbur ndjenjat e njerzisë!
Lus Zotin që te drejtat e fëmijeve mos të mbesin vetëm në konveta sepse janë mbush sirtaret e të shkretit diskriminohen në forma të ndryshme.


Florina Lladrovci