Çka është tremori (dridhjet) dhe shkaqet e tij

Dridhjet janë kontraktime të pavullnetshme, ritmike të muskujve të ekstremiteteve ose një pjese tjetër të trupit. Të gjithë kanë një dridhje të lehtë kur lëvizin ose mbajnë një qëndrim të caktuar. Kjo quhet dridhje fiziologjike.

Dridhjet fiziologjike janë shpesh aq të vogla sa që një person nuk i sheh ose nuk i vëren ato. Dridhjet e duarve mund të jenë më të dukshme kur një person i mban duart drejt përpara trupit ose kur është i stresuar ose i shqetësuar.

Dridhjet prekin më së shumti duart. Megjithatë, mund të prekin edhe pjesët tjera të trupit, si p.sh.

kokën
krahët
këmbët
laringun (me ç’rast shkaktohet një zë i dridhur).

Shumica e dridhjeve ndahen në dy kategori:

Dridhjet e pushimit: këto ndodhin kur muskujt janë të relaksuar, duke përfshirë kur duart pushojnë në prehër.
Dridhje veprimi: këto ndodhin kur muskujt tkurren për shkak të lëvizjes së vullnetshme.
Shumica e dridhjeve janë dridhje veprimi.

Cilat janë shkaqet e dridhjeve të duarve?

Dridhjet mund të jenë normale ose mund të vijnë nga sëmundje neurologjike, probleme të tjera shëndetësore ose përdorimi i barnave.

Tremori fiziologjik është një formë më e dukshme e dridhjes fiziologjike. Zakonisht prek duart dhe gishtat në të dy anët e trupit.
Arsyet që mund të shkaktojnë tremor fiziologjik në disa njerëz janë:

stresi
ankthi
lodhje
mungesa e gjumit
marrja e tepërt e kafeinës
ushtrim i fuqishëm
Arsyet neurologjike janë:
Skleroza multiole
Sëmundja e Parkinson-it
Sulmi në tru
Sëmundja e gjendrës tiroide
Hipertiroidizmi (Gjendra tiroide prodhon hormone me tepricë)
Dr. Almedin Ramizi Endokrinolog