Moris nigra Mani i zi apo dudi

Familja Motaceae – Manore

Është bimë me kurorë të dendur rritet deri në 20 metra lartësi. Gjethet janë te gjelbërta vezake, të dhembëzuara anash me 3 deri 5 vriguj. Lulet janë një seksore (një gjinie) të shpërndara në mënyrë të çrregullt. Lulet mashkullore janë në formë gathesh me 4 thekë. Lulet femrore janë vezake ose sferike konkave. Vezorja ka dy kreza të gjata. Manat janë të bardhë, të kuq dhe të zinj.

Materiet aktive (vepruese) – sheqer, acide organike. Gjethet përmbajnë adeninë, asparaginë, glukozë.

Manat kanë vitaminë B1, B2, C, PP janë të pasura me karotinë, acid organik, hekur, sheqer. Farat e manave përmbajnë vaj yndyrorë, taninë dhe kripëra të ndryshme. Manat kanë cilësi antiinflamatore dhe antiseprike, diuretike, lufton kollën e thatë, lehtësojnë bronhitin, pneuneminë, asmen, semundjet e gojës dhe fytit.
Shurupi i manit përdoret të pezmatimet e gojës dhe fytit. Manat hahen të fresket dhe në formë te shurupit i cili përdoret tek fëmijet me fyt ose gojë të semurë.


Florina Lladrovci Mr.sc i Ekologjisë