Janë shume arsye përse disa njerëz braktisin vendlindjen dhe ikin larg për një jetë më të mirë. Faktorët kyq të gjeshë veten jashtë shtëpis tënde (shtetit tënd), mund të jenë:
- një jetë më të mirë ekonomike,
- një standard më të mirë për fëmijët e tyre,
- perspektivë më të mirë të karrierës,
- arsimimim me kualitet më të lartë,
- shërbime shëndetësore më të mira e shumë faktorë tjerë që – shtyjnë një person të largohet nga vendlindja ose shteti amë.
Cka ndodhë me ata që janë larg vatrave të tyre? Ndihen të vetmuar, hasin në vështërsi në adaptim në një rreth të ri, fillojnë të kuptojnë shumë gjëra për familjen e tyre etj. Nuk është e thjeshtë ndarja nga familja, de fakto është një torturë mendore e cila për shumë kohë ose tërë jetën do të ju vë në siklet psikologjik. Përvojat e atyre që jetojnë jasht atdheut të tyre, janë prej më të ndryshmeve, por të gjithëve pa dallim ju mungon familja. Ata vetë fillojnë t’i vërejnë ndryshimet që ndodhin brenda tyre dhe familjes, ata fillojnë të ambientohen aty ku jetojnë, sepse ambienti ndikon në secilin veq e veq.
Mirëpo, a janë të traumatizuar personat që emigrojnë ne vende të ndryshme të botës? Traumat psikologjike janë plagë shpirti!
A ka më plagë se te mendosh: ku është shtëpija ime? Të gjitha këto janë të lidhura me trauma stresogjene. Ngjarjet që i udhëheqin gjatë rrugëtimit të tyre, mund të jenë të frikshme, të papritura, të rrezikshme, e nga e gjithë kjo traumë e përjetuar ata mund të kenë frika të ndryshme.
Çka përjetojnë mërgimtarët jashtë vendit të tyre?
- Familjen e shohin si një shtyllë, nga kjo kërkojnë vetëm mbështetje emocionale;
- Nuk janë çdo herë prezent në ahengje e mbledhi familjare;
- Pushimet i përdorin për të vizituar më të afërmit e tyre;
- E shohin veten të guximshëm dhe të fortë mbi të gjitha valët e jetës;
- Me kënaqësi kujtojnë momentet me familjet e tyre;
- Shpeshë kanë dilema rreth vendimit të marrë për të ikur jashtë shtetit;
Secili ka përgjegjësi dhe angazhim aty ku jeton, kudo që jemi jeta vazhdon, por traumat mbesin dhe hakmerren brenda individit. Jo të gjithë ambientohen në mënyrë të njejtë në një vend të huaj, por nostalgjia mund të jetë në favore individuale. Stigmatizimi i njerëzve që kanë mall vendin e tyre, sjell shumë trauma tek secili, ata kanë nevojë për mbështetje maksimale emocionale. Ata janë NE dhe ne jemi ATA. Fëmijët kanë të drejtë ta dijnë dhe ta njohin trungun familjar, por ne duhet të respektojmë dhe mirëpresim ardhjen e mërgimtarve në vatrat e tyre.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste-