Dita e diel


Ajo ditë e diel nuk ishe si të dielat tjera, ishte dita e martesës sime. Nëna atë ditë ishte zgjuar më herët se ditëve të tjera, apo ndoshta nuk kishte fjetur fare,i ndjeja hapat e saj tek ecte koridorit e dukej disi e stresuar.Nëna erdhi edhe më zgjojë, edhe pse thuajse tanimë isha e zgjuar sepse edhe unë kisha emocionet e mia,ishte dita kur po vulosja fatin tim me njeriun që kisha zgjedhur për ta ndërtuar jetën time të re.
Pash fëtyrën e Nënës të mërzitur edhe pse mundohej aq shumë të mos dukej po sytë e saj tregonin aq shumë sepse sytë janë pasqyrë e shpirtit.
Nënës i ja shërbeva kafën e fundit si vajzë në atë shtëpi sepse tanimë do të isha një bijë ,do të martohesha.
Asaj i dritheshit duart teksa pinte kafen,dhe mes lotësh më tha se do të më mungojn këto duarë e kjo shije e kafës me ty sugarica e nënës ,aq shumë u mallëngjeva sa nënën e shtrëngova aq fortë dhe deshta ta marr si forcë përqafimin e saj.
Nëna prap buzëqeshte teksa e hodha kokën mbi prehërin e saj, vendin më të ëmbel e më të qetë në botë.
Erdhi edhe momenti i rregullimit tim të bëhem nuse ashtu siq e do zakoni.
Mbrrita më shtëpi e rregulluar e me buzë të kuqe tanimë si nuse, nëna më pa edhe sytë i shkëlqenin mes lotëve dhe gëzimit, më urojë siq një nënë uron fëmijën e saj më të mirat në jetë nga thellësia e zemrës së saj.
Vesha vellon dhe vendosa duvak, vesha edhe petkun e edukatës dhe të moralit dhe të gjitha virtyteve qe prindërit e mijë më kishin mësuar më kishin rritur dhe edukuar për të më përcjell nuse në derën e huaj, ashtu siq Zoti ka vendos fatin për femrat.
Zbritja shkallëve të shtëpisë drejt derës ku po më priste bashkëudhëtari i jetës time, në çdo hap që hodha mu kujtuan gjerat në të mirat që mi solli vajzëria, familja, shkolla, fëmiijëria, shoqëria ,gjithqka që përjetova brenda shtëpisë sime.
Mbrapa më përcillte nëna më bekimet dhe urimet e saj, u përqafova me prindërit, me vëllan e vetëm qe e kemi me motrat dhe dora ime ju bashkua një dorë qe do të jetë në ditë të mira dhe në ditë të vështira qe jeta do të na servojë. U largova nga shtëpia si nuse mes lotësh, këngës e vallës që dasmorët bënin ashtu siq ishte zakon kur merrët nusja, nëna mbeti ulur ne karrikë më njërën dorë fshinte lotët e më dorën tjerë më përshëndeti mua.
Një pjesë e madhe e shpirtit tim mbeti aty në shtëpinë time,mbetët kujtimet, ditët e netët që kalova deri tani.
Edhe pse Zoti vendosi që vajzat “të lindin në shtëpinën e huaj e të shkojnë në shtëpinë e vet” unë them që prap është edhe fat të kesh dy shtëpinë dhe dy dyer që do të jenë të hapura gjithmonë për një nuse e një bijë.

Me dashuri si përherë
Edona R Oraca Blakqori