“Aty ku sundon dashuria, nuk ka vullnet për pushtet dhe ku pushteti mbizotëron, dashuria mungon.”
Carl Gusrav Jung.
Na pëlqejnë njerëzit që thonë se u pëlqejmë, është tendenca që individët të mendojnë pozitivisht për të tjerët që shprehin respekt pozitiv për ta, është e pranishme një ndjenjë afërsie. Ndërsa të pëlqesh dikë do të thotë të jesh dakord me të ose të jesh i kënaqur me të, të duash dikë do të thotë të kesh një ndjenjë më të thellë dashurie për të.
Në vitin 1970, psikologu Zick Rubin propozoi një shpjegim për ndryshimin midis pëlqimit dhe dashurisë.
Ndonjëherë ne përjetojmë një sasi të madhe vlerësimi dhe admirimi për të tjerët. Na pëlqen të kalojmë kohë me një person dhe duam të jemi pranë tij. Kjo është “pëlqim”, sipas psikologut Zick Rubin, jo domosdoshmërisht cilësohet si dashuri. Dashuria është shumë më e thellë, më intensive dhe përfshin një dëshirë të fortë për intimitet fizik dhe kontakt.
Rubin besonte se dashuria romantike përbëhet nga tre elementë:
- Një lidhje e ngushtë dhe nevoja të varura
- Një predispozicion për të ndihmuar 3.Ndjenja e ekskluzivitetit dhe përthithjes
Njerëzit që janë “të ngjashëm” kënaqen me shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa ata që janë “të dashuruar” kujdesen po aq për nevojat e tjetrit sa për nevojat e tyre.
përkthim.
Yll Avdijaj