TRAUMA, TRUPI, PASIGURIA DHE ANKTHI

TRAUMA, TRUPI, PASIGURIA DHE ANKTHI

Trauma është një histori pa fjalë që trupi ynë i tregon vetes se çfarë është e sigurt dhe çfarë është kërcënim.

Trauma afatgjatë, veçanërisht në fëmijëri, ndryshon plotësisht mënyrën se si mendja jonë reagon ndaj çdo eksperience. Mund të ndryshojë funksionimin e trurit tonë dhe të sistemeve nervore qendrore, duke i lënë të mbijetuarit të ndihen të pasigurt dhe në ankth.

Kjo ndjenjë e pasigurisë fillon të përhapet në fusha të tjera të jetës dhe ne mund të ndihemi sikur jemi gjithmonë në rrezik ose përballemi me një sulm të afërt.

Megjithatë, ne mund të mësojmë të ndihemi të sigurt për botën përreth nesh dhe të fillojmë një udhëtim shërimi dhe përmirësimi duke ekzaminuar dhe përpunuar traumën tonë.

përkthim.
Yll Avdijaj