Është normale që në ahengje dhe raste specifike fëmijët të mos merren çdoherë me vete për mos ta prishë rendin sadopak sepse as ti si nënë nuk ndjehesh rahat.
Por nëse çdoherë t’i injorojnë fëmijët sështë patjetër të marrësh pjesë çdokund sepse je nënë.
Sa e sa kusheriri ka aheng e dasëm nuk domethënë se çdoherë prezenca yte ka ndonjë rol të madh.
Jo, edhe pa ty edhe pa mua do bëhet.
Nëse ndjen se fëmijët e tu janë pengesë, mos shko.
Nëse ndjehesh e përbuzur për shkak të tyre merri dhe shko në shtëpi.
Nuk ka rëndësi nëse dikush të tha apo stë tha diçka, me rëndësi është se ti u ndjeve keq nga fytyrat e tyre kur kuptove se diçka nuk është në rregull.
Tek e fundit a ka diçka më të rëndësishme për ty se fëmijët?!
Vetë prezenca yte në shtëpi është aq e ngrohtë..ndaj sa ke mundësi qëndro afër tyre.
Më kujtohet një nënë kur e pyeta për suksesin e vajzës (që u zgjodh si nxënësja më e mirë) më tha që i kam ndejtë afër kur ka mësuar, pamvarësisht se i kam kuptuar apo jo mësimet, i kam dhënë kurajo dhe shpresë, që dmth se fëmiu psikologjinë e ka mbështetur te personi më i dashur nëna.
Nëse të ka ra në sy e në vesh, sa shpesh ata thërrasin “nënë ku je” pa arsye fare.
Ndaj unë si nënë kam vendosur që t’u qëndroj pranë, ti mësoj aq sa di, t’u plotësoj dëshira vetë pa pritë që dikush tjetër të mi gëzojë.
Askush nuk i don sa i dua unë, askush nuk i qanë dhe nuk mërzitet sa unë, ndaj dhe sështë patjetër që t’i arrij gjitha ceremonitë pa munguar askund.
Ndoshta sot e kam shumë vështirë se janë të vegjël por kam shpresë me ndihmën e Zotit se nesër do rriten do jenë të zot e vetes dhe do më bëjnë të ndihem më se e lumtur in shaa Allah.
Emine Bajrami