Sjellja pasive-agresive?

Sjellja pasive-agresive nuk konsiderohet sëmundje mendore, por hyn në tiparet e disa kushteve të shëndetit mendor. Sjellja e tyre shprehet në mënyrë indirekte. Të gjithë personat me sjellje pasive agresive kanë një pikënisje të thyerjes së zemrës, ose thënë ndryshe situata të ndryshme jofunksionale. Personat e tillë janë të heshtur , qëndrimet e tyre nuk kanë harmoni.

Sjelljet e personave agresivo-pasiv nuk manifestohen qartë dhe drejtpërdrejt me një jo ose një po, janë sjellje të painteresuara dhe bujare, janë mjeshtër të sabotimit, vonimit, pengimit, rezistencës etj.

Personat pasivo-agresiv kanë dilema për dëshirat e tyre, kanë frikë dhe vetëbesim të ulët, për këtë arsye humbin lirin e tyre, nuk kanë dëshir të bëjnë lëvizje të shpeshta, janë të stërngarkuar përbrenda vetes, por për nga dukja e jashtme janë të pranueshëm për familjen dhe shoqërin.

Shpeshherë duhet të dorzohemi përball tyre nëse dalin jashtë kontrollit dhe vetes, cdo herë viktimizohen për ate që ndodh. Personat e till vendosin veten në ambivalenc(Ambivalenca është çrregullim i funksionit psiqik të vullnetit dhe paraqet motive të ndryshme zakonisht të kundërta në të njejtën kohë si p.sh. po-jo, dua nuk dua, e bëjë se bëjë etj.

Këta persona karakterizohen nga një agresivitet që shprehet në mënyr pasive.Të gjitha këto fillesen e kanë gjatë fëmijërisë , adoleshencës deri në pjekuri. Këta persona dëgjojnë personin që ka kërkesa ndaj ti, por kërkesat nuk do të realizohen.

Si ti njofim shenjat e personave pasivo agresiv:
• Cdo here janë të paknaqur me të tjerët dhe i kundërshtojn kërkesat e tyre;
• Kanë qëndrim cinik, të turpëruar, armiqësor;
• Ankesa se janë të pavlersuar, të mashtruar;
• Rezistenc pasive për të kryer detyrat rutinë;
• Ndjenja e përbuzjes nga të tjerët
• Shenja të pakënaqësis dhe zilis;
• Kritika iracionale dhe përbuzje për autoritetin;
• Ankesa të ekzagjëruara etj.

Trajtimi psikologjik:
• Sjellja duhet të trajtohet me trajtimin e problemit parësor shëndetësor;
• Përmes psikologut do të identifikoni sjelljen agresive-pasive ;
• Duhet të mësoni të përballeni me zemrimin dhe vetëbesimin e ulët;
• Zgjidhja e problemeve në mënyr të duhur, të shëndetshme dhe cilësore;
• Zvoglimi i sjelljeve negtative të shkaktuara nga zemërimi;
• Ndërgjegjësimi për veprimet dhe ndjenjat e veta, duke theksuar sjelljen optimiste;
• Ndershmëri ndaj të tjerëve,duke shprehur qartë ndjenjat në mënyrë të shëndetshme;

Sjelljet pasivo- agresive prishin mardhënjet përgjithmonë dhe është një model që flet për zemrimin e fshehur dhe paaftësit për të kuptuar ndjenjat në mënyr të duhur.

Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste