ë kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji kemi zgjedhur temën:
“Si ta ushqeni fëmijën me gji në mot të nxehtë?”


Në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji kemi zgjedhur temën:
“Si ta ushqeni fëmijën me gji në mot të nxehtë?”

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht. Kjo javë organizohet nga WABA (Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji) me mbështetjen e fuqishme të UNICEF dhe OBSH-së. Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë mbi të cilën organizohet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në të gjitha vendet e botës që e promovojnё këtë javë.

Si ta ushqeni fëmijën me gji në mot të nxehtë?

Foshnjat dhe nxehtësia janë një kombinim stresues për prindërit, pasi foshnjat në kohë të nxehta mund të mos duan të ushqehen aq shumë si zakonisht.
Për nënën, gjetja e një mënyre të ushqyerjes me gji që është e rehatshme për të dhe fëmijën mund të jetë e vështirë.
Sigurisht, nëse jeni në shtëpi mund të qëndroni në një vend të freskët, por ndoshta dëshironi (dhe keni nevojë!) të dilni jashtë.
Në këto raste, ju lutem keni parasysh këto këshilla:

  1. Planifikoni ditën
    Nëse është e mundur, mos dilni nga ora 11-16:00. Kjo nuk do të thotë të qëndroni domosdoshmërisht në shtëpi por kërkoni të qëndroni nē vende me ajër të kondicionuar si kafene, shtëpinë e një mikeshe apo kudo që do t’ju ndihmojë të mbani një temperaturë të rehatshme për ju dhe foshnjen tuaj.

2.Qëndroni nën hije
Nëse keni nevojë të ushqeni me gji jashtë, gjeni një zonë nën hije, kurrsesi mos ushqeni foshnjën me gji në pikë të diellit.
Gjithashtu këshillohet të përdorni një mbulesë të lehtë për të mbuluar krahun tuaj përpara se të mbani fëmijën tuaj, pasi kjo do t’ju mbajë të dy më të freskët duke ndarë krahun nga lëkura e saj dhe do të thithë me lehtësi çdo ndjersë ose më së miri është që para gjidhënies t’i freskoni gjinjtë që kontakti i fëmijës lëkurë me lëkurë të jetë i përshtatshëm ( jo për të freskuar qumështin).

  1. Sigurohuni se foshnja juaj është e hidruar sa duhet.
    Mbinxehja dhe dehidrimi janë dy shqetësime të mëdha që prindërit kanë për foshnjat e tyre gjatë motit të nxehtë.
    Brengosen nëse ai po plotëson nevojat e tij për hidrim.Natyrisht, foshnjat janë më të etura në mot të nxehtë, ashtu si ne, dhe ata duan të ushqehen me gji më shpesh.
    Këtë kohë shqyerja mund të jetë më e shkurtër se zakonisht – thjesht ndiqni dëshirën e foshnjës.Fëmijeve mbi gjashtë muajsh mund ti jepni edhe një sasi e vogël uji. Nëse fëmija urinon mjaftueshëm dhe me ngjyrë të qelur të urinës, rrini të qetë.
  2. Nëna të konsumoj sasi të mjaftueshme uji.
    Në kohë të nxehta nënat duhet të konsumojnë sa më shumë ujë në mënyrë që të kenë sasi të mjaftueshme edhe për qumësht gjiri për foshnjen por edhe për t’u hidruar ajo vetë.Natyrisht, ushqyerja me gji do t’ju bëjë të ndiheni shumë të eturura, pa marrë parasysh a është nxeht apo jo, plus gjatë verës trupi liron më shumë djersë dhe niveli i lëngjeve gjithnjë është në ulje, dehidrimi i nënave gjidhënëse është i shpeshtë. Ato mund të jenë të proekupuara me foshnjën e mos ti vërejnë por dallojmë shenjat e dehidrimit të cilat përfshijnë: nervozizëm, dhimbje koke, gojë të thatë, ndjenjë etjeje dhe urinë më të errët se zakonisht.Prandaj, sigurohuni që të mbani me vete një shishe uji kur dilni nga shtëpia.Këshillohet gjithashtu të pini një gotë ujë sa herë që fëmija pi.
    Nëse uji nuk ju pihet, hani më shumë fruta me përmbajtje të lartë uji, si shalqiri,trangujt, pjepra, domate …dhe pemë e perime tjera të freskëta.
    Dr. Lindita Ibrahimi Veliu gjinekologe obstetre, PhDc