Nëse duam të veprojmë në të mirë të fëmjës, ne gjyshet duhet të kontrollojmë veten dhe të lejojmë nënën t’i kryejë veprimet ndaj fëmijës së saj. Çdo veprim i kryer nga të tjerët dhe që përjashton nënën, përkthehet në vuajtje për fëmijën. Pra, të bëhesh gjyshe kërkon kurajë. Të qenit gjyshe provokon një ndjenjë shumë të fuqishme ku natyrisht edhe kënaqësia është brenda saj. Por ndjesia e parë që një grua provon kur bëhet gjyshe, është fakti se ajo po plaket. Për këtë arsye përsërisim se të bëhesh gjyshe ose gjysh kërkon kurajë. Dashuria e gjyshërve për fëmijën e tyre dhe nipin apo mbesën, sigurinë dhe aftësinë që i jep përvoja e gjatë, i bëjnë ata të gjejnë kurajë dhe forcë për të përballuar këtë “sfidë”. Të përballosh këtë sfidë do të thotë të mos jesh parazit në trup dhe shpirt.
Lira Gjika