Femijës tënd mësoja që kur të vijë nga shkolla mos ta fluturojë çantën ku t’i kapë dora, por ta vendosë në vendin e caktuar…
Çorapet e papastra mos t’i lërë në mes të tapetit, por t’i vendosë te koshi I rrobave të palara..
Kur të lajë dhëmbët ta shpëlajë lavamanin e ta lërë xixë sikurse e gjeti, pasi nuk e ka për borxh tjetri të shohë thërrimet e gojës së tij të përziera me copat e kolinozit nga një cep i lavamanit ne tjetrin…
Kur të hajë ta lajë pjatën e vet, ta ngrejë sofrën e mos të presë t’ia lajë mami…
Një fëmijë përgjegjës sot, është një burrë punëtor nesër dhe e kundërta në të kundërt….
Edhe studimet e fundit thonë që fëmijët që angazhohen me punë shtëpie, bëhen më inteligjentë…
Myrvete Allmeta