„Ah koke shtatzan a, hajde ishallah nje djalë“
„Ta kishe pas edhe një djalë“
„Uhh qyqe prap qik kish lind a..?“
„Ka resh Zoti te ata krejt qika, skan kuj ja lejn pasurin“
„Shko ngjeshu najkun nashta mos po bo djal..!“
„Ju shujt shpija“
Kto janë vetëm disa shprehje të njerëzve tanë kur bëhet fjala për dikë që s‘ka djalë..!
Ne e dijmë që në kohët e mëhershme ka qenë sistemi ndryshe, por ende sot mendojn njerëzit që nese nuk ke djalë, je e mjerë apo kur ske fare fmij..!
Kur vjenë ajo ditë që të vetëdijsohemi e të jemi falenderus kur Zoti na dhuron një sabi me plot shëndet..?
Kur vjenë ajo ditë kur fillojn njerëzit mos të shohin me keqardhje pse ti ske djalë apo fëmijë..?
Ne s‘mundë ndoshta ta vetëdijsojm brezin e vjetër, por ne mundë t‘a vetëdijsojm brezin e ri që me kohë të hiqet kjo dukuri që shkakton shum presion psiqik tek femrat..!
E dashur Femër, mos u merakos për asgjë, sepse këtu ka gisht vetëm Krijuesi e me lutje tua të shpeshta mundë edhe ta plotson dëshirën tënde, por mos u ndiko negativisht nga rrethi, e asnjëherë mos e ndjej vetën fajtore për ketë gjë..!
Ty Zoti të ka ngrit si Krijesë, andaj mbeshtetu vetëm tek Ai..!
Nga thellsia e zemrës shpresoj që të gjithë marrin atë për të cilen lutën..! ❤️
Ganimete Ferati