-U drejtohem baballarëve që kanë vajza.
-Kaloni kohë me vajzat tuaja dhe duajini ato shumë.
-Dëgjojini ato me vëmendje kur ju tregojnë diçka, që nesër kur të rriten të mos mendojnë se çdo kush që i dëgjon ato edhe i do.
-Bëjini ato të qeshin. Argëtohuni bashk me to. E që nesër të mos bien pre e dikujt i cili mundohet ti “argëtojë” ato.
-Shikoni ato në sy dhe lejoni ato të shohin veten e tyre si pasqyrë në bebëzat e syve tuaj. Që nesër kur të rriten të mos e humbin jetën e tyre duke u mashtruar pas një burri që i shikon ato në sy dhe ju thot fjalë dashurie.
-Sa më shumë ti doni dhe kujdeseni për vajzat tuaja, aq më shumë i mbroni ato nga abuzimi dhe përdorimi.
-Vajzat që nuk marrin mbështetjen dhe vëmendjen e mjaftueshme nga baballarët e tyre bien më shumë pre e abuzimit nga burra të tjerë.
-Mos thuaj, e çfarë të bëjë unë me vajzat, po të ishte djalë do të shkoja me të në peshkim ose nē ndeshje futbolli. Shkohet. Edhe me vajzat shkohet në peshkim apo në ndeshje futbolli.
Mos bëj ndasi gjinore!
-Nuk po them gjithsesi uluni dhe luani me kukullat e saj, por të paktën jini spektator i lojës së saj.
-Jini prezent, shiheni atë, vërejeni atë. Që kur të rritet të mos përpiqet në çdo mënyrë për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendje.
-Nëse keni një vajzë dijeni se figura më e rëndësishme në jetën e saj është babai i saj, pra jeni ju Baba i dashur.
-Cilësia e marrëdhënies së vendosur midis babait dhe vajzës, përcakton cilësinë e marrëdhënieve që vajza do të ndërtojë gjatë gjithë jetës së saj.
-Mbroni vajzat tuaja shumë mirë, në mënyrë që ato të mësojnë se si ta mbrojnë veten.
-Kur them mbroni, nuk dua të them kufizojini ato. Por mbroni ato nga lëndimi, mashtrimi dhe injoranca.
-Kini besim në vajzat tuaja. Dhe bëjeni më të mirën për edukimin e tyre.
-Jepjuni atyre forcë, jepjuni shumë forcë, që nesër të mos bien pre e pushteteve të huaja.
Përshtati nga turqishtja: Halime Hasani