Përgatiti: Blerta F. Kryeziu
Kungulleshka pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, është shumë e pasur me ujë (93 për qind ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, zink, bakër, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitaminë C).
E veçanta e tyre është se janë të pasura me fibra dhe mangan.
Kungulleshkat janë burim i mirë për acid folik.
Karota përmban vitaminë A (karotën), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.
Si përgatitet pureja nga kungulleshka karota dhe ujë nga mishi i zier
Përbërësit:
1 kungulleshkë mesatare
Gjysmë karotë
Pak ujë mishi
Përgatitja:
- Kungulleshkës largojani lëvoren. Pastrojeni mirë dhe preni në copëza të njëjta.
Karota pastrohet mirë po ashtu dhe prehet në copëza të vogla. - Hidhni kungulleshkën dhe karotën të zihet në avull për rreth 10-12 min.
- Pasi të jenë zier mund ti shtoni pak lëng mishi që është zier më herët dhe në fund bluhet në blinder.
Preferohet për drekë.
I bëftë mirë bebit./FamiljadheShëndeti