E vërteta është se mënyra më e mirë për të konsumuar misër është duke e zier atë. Pjekja në skarë dëmton strukturën e lëkurës së misrit gjë që mund të shkaktojë probleme të stomakut.
Në këtë mënyrë ne përfitojmë të gjitha të mirat që misri ka me bollëk si:
-Vitamina C, folate dhe kompleksi B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyeshëm për zemrën -Antioksidantë si lutein dhe zeaksanthine që forcojnë shikimin.
-Fibrat krysore bazë që ushqejnë zorrën e trashë, e sidomos përmirësojnë situatat si kapsllëku dhe hemorroidet!
-Proteina e cila së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë në rregullimin e sheqerit në gjak!
—
Përgatiti: Albina Alija /FamiljadheShëndeti