12 arsye pse duhen më pak lodra për fëmijët

  1. Fëmijët mësojnë të jenë më krijues

Sasi e madhe e lodrave pengon zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët.

  1. Fëmijët zhvillojnë aftësi më të mira përqendrimi

Kur fëmijët kanë shumë lodra, ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe kohë të plotë një lodre duke ditur se ka shumë të tjera.

  1. Fëmijët zhvillojnë aftësi më të mira sociale

Fëmijët me më pak lodra mësojnë si të zhvillojnë marrëdhëniet sociale me të rritur dhe bashkëmoshatarë.

  1. Fëmijët mësojnë të kujdesen më shumë për gjërat

Kur fëmijët kanë shumë lodra, natyrisht ata janë më të shkujdesur me to.

  1. Fëmijët zhvillojnë pasion më të madh për leximin, shkrimin dhe artin.

Sasia më e pakët e lodrave i krijon fëmijës suaj mundësi për afrimin me librat, muzikën, ngjyrat,

pikturën.

  1. Fëmijët bëhen më praktikë

Sasi më e pakët e lodrave bën që fëmijët të përdorin vetëm pak materiale për zgjidhur situata.

  1. Fëmijët zihen me pak me njëri-tjetrin

Fëmijët me më pak lodra janë të detyruar të mësohen me ndarjen e tyre dhe bashkëpunimin.

  1. Fëmijët mësojnë rezistencën

Fëmijët që kanë shumë lodra, dorëzohen shumë lehtë. Fëmijët me më pak lodra mësojnë rezistencën, durimin dhe vendosshmërinë.

  1. Fëmijët bëhen më pak egoistë

Fëmijët që marrin çdo gjë që kërkojnë besojnë se mund të kenë çdo gjë që duan. Ky qëndrim shumë shpejt kthehet në një stil jete të pashëndetshëm.

  1. Fëmijët shijojnë më shumë natyrën

Fëmijët që nuk kanë shumë lodra janë më të prirur të luajnë jashtë në natyrë.

  1. Fëmijët mësojnë të gjejnë kënaqsi përtej dyqaneve

Fëmijët që rriten me idenë se përgjigjet e dëshirave të tyre mund të blihen me para fillojnë të besojnë të njëjtën gënjeshtër si prindërit e tyre duke u larguar kështu nga koncepti i një kënaqësie më afatgjatë.

  1. Fëmijët jetojnë në një shtëpi më të pastër dhe më të rregullt

Më pak lodra në shtëpi do të thotë që ato janë të mirë organizuara, vendi është i pastër dhe i shëndetshëm.

Përgatiti: Venera Sylejmani Ahmedi/FamiljadheShëndeti