Të gjithë dëshirojmë t’i heqim kilogramët e tepërt dhe të kemi një bel të mirë. E po, asgjë nuk është e pamundur!
Bright Side ka gjetur disa mënyra alternative për të humbur kilogramët e tepërt pa shkuar në palestër apo dieta të çmendura.
1. Frymëmarrja
Rregulli kryesor i gjimnastikës së frymëmarrjes është që ju të thithni dhe të lironi frymën jo me gjoksin, por me stomakun tuaj. Një bel i hollë, dhe muskuj të fortë të barkut – gjithçka është e mundur nëse kryeni të gjitha ushtrimet të frymëmarrjes.
2. Dush kontrasti
Kjo metodë është mjaft e thjeshtë dhe shpesh shoqërohet me procedura të tjera. Kur të përfundoni një dush, lëshoni ujin herë në të ftohtë, e herë në të nxehtë. Një dush i tillë kontrast jo vetëm që do të heqë qafe peshën e tepërt, por gjithashtu do të ketë ndikim edhe tek sëmundjet si aritmia, obeziteti, hipertensioni primar dhe celuliti.
3. Masazhi
Llojet më të mira të masazhit për të luftuar yndyrën janë: hixhameja, uji dhe mjalti. Ato ndihmojnë për të ndarë depozitat e yndyrës, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në pjesën e përparme të barkut dhe për të normalizuar lëvizshmërinë e zorrëve. Ju mund t’i kryeni këto tri mënyra në shtëpi dhe në sallonet e veçanta.
Përshtati: Shkelzen Rrecaj / FamiljadheShëndeti