Përzierje spinaqi për humbje peshe

Spinaqi konsiderohet si “mbreti i perimeve” për shkak që është e pasur me minerale të shumta si kaliumi, kalciumi, fosfor, natriumi, magneziumi. Kjo është e pasur me proteina, karbohidrate, acid oksalik, acid folik, vitamina C, A, D dhe K.
Forcon kockat dhe muskujt, forcon aktivitetin e mëlçisë, pastron gjakun etj.

Përzierja me spinaq është një kompleks me shumë pak vlera ushqyese dhe kalori. Nëse ne zëvendësojmë një ose dy vakte në ditë, rritim efektet e saj në maksimum për humbjen e peshës.

Përgatitja:

Hedhim në një mikser 100 gr spinaq të freskët, 2 tranguj, majdanoz, selino, 3-4 lugë vaj ulliri, lëngun e 2 limonëve, piper të kuq, kripë dhe 1 litër ujë.
I përziejmë së bashku derisa të Bëhet një homogjen.

Përdorimi:

Këtë përzierje rekomandohet të pini disa gota gjatë ditës, 30 minuta para ngrënies.

Përgatiti: Albina Alija /FamiljadheShëndeti