A e dini pse m’pëlqejnë fëmijët?


Sepse pasi grinden, pajtohen me njëri tjetrin, e flasin sikur të mos ketë ndodhur asgjë, pa qenë nevoja për të thënë “më fal”.

Sepse kanë guxim të qajnë para të gjithëve, dhe ta tregojnë se sa të duan, duke hapur krahët.
Sepse e duan babin, pa limit, dhe nuk i zë gjumi nëse nuk e kanë nënën pranë tyre…!

Sepse ndajnë me shokët ushqimin dhe nuk e tradhëtojnë njëri-tjetrin për interes, pasi zemra e tyre nuk ka djallëzi.
Sepse kur rrëzohen, vrasin gjunjtë, dhe jo shpirtin.
Sepse kur bien, ngrihen…dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohën duke u marrë me atë që ndodhi, por ecin para, duke vrapuar sërish…!

Sepse nuk qëndrojnë me njerëzit, vetëm se ata mund të jenë të pasur apo të bukur…por qëndrojnë me ata që i bëjnë të lumtur.

Urime 1 Qeshori për të gjithë ju që keni shpirt fëmijesh, mos u rritshi kurr!
Hafize Elshani