Të mos kenë luhatje emocionale
Të menaxhojnë ankthin dhe stresin
Te tejkalojnë fobitë
Të tejakalojnë depresionin
Të ndryshojnë sjelljen
Të ç’lirohen nga varësitë…
Të menaxhojnë zemërimin
Të flejnë më mirë
Që të zhvillojnë vlerësimin për veten
Të mësojnë të dashurojnë
Të tejkalojnë vetminë
Të rigjejnë kënaqëisnë e jetës
Të kenë marrëdhënie më të kënaqshme me njërëzit përreth
Të ndërtojnë shkathtësi për t’u ballafaquar me veshtiresitë e jetës
Të pranojnë gjërat që s’mund t’i ndryshojnë
POR në fund të fundit, ajo cka është thelbësore, secili dëshiron të eksploroj ndjenjën e tij te vetvetës, ta kuptojë se cili është thelbi i qenies së tij. Pra, ta kuptoj kush është ai në të vertëtë dhe çfarë përfaqëson tek të tjerët, ndërkohë që ta pranoj dhe ta dojë veten ashtu siç është.
Shpeshherë njërëzit ndihen të vetmuar në ndjenjat e tyre, apo të zënë në kurth nga ato dhe ndjejnë se aksush nuk mund t’i kuptoj. Dhe kërkojnë validim, normalizim të qenies së tyre dhe një hapësirë për tu dëgjuar. Pikërisht këtë, e ofron nje mjedis psikoterapeutik dhe ne psikolog/psikoterapeuti i shkathët.
Mënyra se si realizohet kjo, është shkencë në vete po aq sa edhe art. Thjeshtë është magjike, sa nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë detajet që zënë vend në një seance psikoterapeutike, të cilat vetëm mund të ndjehen e asesi nuk shihen me syrin e zakonshëm.
Brikena Krasniqi Hoti – Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë