Përkthyer nga Arlind Hoxha, psikolog
Sigurisht që je. Gati çdokush është në merak, dhe disa njerëz po shmangin aktivitetet e përditshme të cilat dukeshin të sigurta pak javë mëparë.
Pikëpamja ime është që ne duhet ta marrim këtë gjë me shumë seriozitet, të provojmë të bëjmë më të mirën që ta frenojmë përhapjen, të ndjekim udhëzimet e qendrave mjekësore për mbajtjen në kontrollë dhe parandalimin e sëmundjeve, për mbajtjen e higjienës (larja e duarve, dezinfektatët, distancimi) si dhe paralajmërimet dhe njoftimet rreth udhëtimeve. Ne nuk duam të krijojmë përshtypjen që kjo është e tëra në imagjinatën tonë. Nuk bëhet fjalë për “ftohjen e zakonshme” dhe ne duhet të bëjmë çdogjë brenda mundësive tona për të reduktuar rrezikun.
Por edhe nëse ju jeni duke ndjekur këto udhëzime, mund të jeni ende shumë të shqetësuar. Në fakt, disa njerëz janë duke jetuar në një frikë të madhe. Disa njerëz mendojnë që është afër një fat i pashmangshëm i shkatërrimit nga i cili nuk ka mundësi ikje. Mund ta gjeni veten të bombarduar me mendime shqetësuese si: “Çka nëse dikush teshtin mbi mua?”; ”Çka nëse unë karantinohem?”; apo ”Çka nëse une vdes nga kjo?” Lëto mendime mund t’ju rrinë në kokë pandërprerë ditë e natë dhe madje t’ju ndalojnë juve që të flini sepse zgjoheni në mes të natës duke pasur këtë ndjesi ankthi të madh.
Çka duhet të bësh? A duhet që fare të mos shqetësohesh? A duhet të mendosh vetëm pozitivisht?
Jo, ke të drejtë të shqetësohesh, ke të drejtën të ndihesh në ankth, dhe në këtë gjë nuk je vetëm. Pyetja e cila duhet të ekzaminohet është se sa dhe sa shpesh duhet të ndiheni i kapur nga shqetësimet tuaja? Sa rrezik mendoni se duhet të përballoni?
- Kuptoni që ankthi juaj është me të drejtë. Është kohë e vështirë për miliona njerëz të cilat janë të shqetësuar nga rreziku i infektimit. Kuptoni që e drejta juaj për t’u ndjerë në ankth është valide, që ky është një reagm normal njerëzor dhe mos u bëni pesimist nga frika që ndjeni. Ky është reagim natyral që vjen nga një kërcënim real të cilin po e përballojmë. Por ashtu siç keni të drejtë të ndiheni në ankth, ju poashtu keni të drejtë t’i vini gjërat në perspektivë.
- Bëni dallimin në mes të shqetësimit të dobishëm dhe të shqetësimit të padobishëm. Shqetësimi i dobishëm çon drejt veprimeve të dobishme që duhet bërë sot. Është lista juaj e gjërave që duhet bërë e cila ju ndihmon që të përballoni problemin. P.sh. është e dobishme që sot të lani duart, të përdorni dezinfektues, që të përshëndeteni me bërryla në vend që të jepni dorën, që të mbuloni fytyrën tuaj nëse kolliteni dhe – nëse jeni në grupin në rrezik të lartë- të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe vendet me turma njerëzish. Kjo gjë ka kuptim. Por frika e panevojshme përfshin ato mendimet negative të përsëritura rreth pyetjes “Çka nëse?”- pyetje për të cilën nuk keni përgjigje. Shqetësimi i padobishëm përfshin mendime si, “Çka nëse dikush kollitet mbi mua?” apo “Çka nëse unë e kam virusin?”. Sot nuk ka ndonjë listë të gjërave që duhet bërë që mund t’ju ndihmojë. Kështuqë, nëse jeni të preokupuar së tepërmi me shqetësim të padobishëm ju duhet të kaloni në hapin tjetër- pranimin.
- Prano pasigurinë ndaj situatës dhe atë që nuk mund ta kontrollosh. Një pjesë qendrore e shqetësimit është të mos qenit tolerant ndaj pasigurisë. Shpesh e barazojmë pasigurinë me një rezultat të keq — në këtë rast, me një rezultat të tmerrshëm. Por pasiguria është neutrale në lidhje me rezultatin. Por ju vetëm se pranoni pasigurinë ndaj situatave fjaëla vjen në rastet si, kur hani bukë, kur kaloni rrugën, kur vozisni veturën. Dhe ne nuk mund të mbajmë çdogjë nën kontroll- por kjo nuk do të thotë që jemi në rrezik më të madh. Ju në fakt mund të kontrolloni shumë faktorë të rrezikut përmes higjienës, distancimit dhe mosudhëtimit drejt vendeve që janë më rrezikuara.
- Shikoni gjërat në bazë të probabilitetit e jo bardhë e zi. Kur jemi në ankth ne shpesh mendojmë “Mund të jem unë ai i cili sëmuret”. Kjo gjë është padyshim e vërtetë. Por pyetja relevante është, “Sa është probabiliteti që unë të vdes nga kjo?” Prandaj dhe është e rëndësishme që të shikohen numrat dhe statistikat aktuale rreth sëmundjes. P.sh. sipas CDC, më datën 10 Mars, kanë qenë 647 raste dhe nga to 25 kanë qenë fatale në SHBA.
- Shmangni “Google-itisin”. Kur ne shqetësohemi rreth diçkaje ne shpesh e kërkojmë në Google rezultatin më të keq të mundshëm. Kështuqë, nëse jeni të shqetësuar për një kokëdhimbje si simptomë e kancerit të trurit ju në mënyrë selektive kërkoni “Dhimbja e kokës si pasojë e kancerit”. Dhe ky tekst që kërkoni ju jep linqet e miliona web sajteve. Hmm. Tingëllon shumë keq. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gati se secili njeri përjeton kokëdhimbje në ndonjë periudhë të caktuar të jetës së vet. Përsëri, mos të ngatërrojmë probabilitetin me mënyrën bardhë e zi të të menduarit. Mos ngatërroni historitë që dalin ne Google me probabilitetin se sa ajo gjë realisht mund t’ju ndodhë juve. Natyra e “Google-itisit” është e tillë që ju shpenzoni shumë kohë në territor negativ dhe që shansat janë të mëdha që të gjeni lajme të këqija. Asnjeherë nuk do të hasni ndonjë titull në gazetë që thotë, “Nuk ka ndodhur asgjë”. Është e vështirë për t’u imagjinuar që asgjë nuk po ndodh. Kështuqë, këshilla ime është që të pakësoni kërkimet në Google.
- Caktoni një kohë për shqetësimin tuaj. Unë shoh pacientë çdo ditë dhe secili pacient ka një kohë të caktuar. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me shqetësimin tuaj që keni ndaj virusit. Lini anash 15 minuta të kohës suaj çdo ditë që të shqetësoheni rreth virusit- fjala vjen në orën 3:30 të pasdites. Gjatë pjesës tjetër të ditës ose natës mbani shënim për shqetësimet tuaja dhe lërini anash deri sa të vijë koha që keni caktuar për shqetësim. Pastaj, kur vjen koha e caktuar, pyeteni veten “A është kjo gjë e dobishme apo e padobishme?“; “A ka ndonjë listë të gjërave që duhet bërë që mund të më ndihmojë të bëj progres?”; “Çka nëse e pranoj pasigurinë rreth situatës?”; dhe “Sa është probabiliteti?”
- Caktoni synime ditore. Shqetësimi ju merr shumë kohë dhe energji dhe shumë rrallë çon drejt ndonjë gjëje të dobishme. Mbani veten të zënë me synime pozitive si me ushtrime, duke kontaktuar miqtë, duke kryer punë, duke bërë veprime që kanë vlerë. Përderisa mbani vëmendjen të fokusuar në këto synime pozitive, mbani mend që mendja mund t’ju shkojë edhe te shqetësimi juaj. Pranojeni, qëndroni të vëmendshëm si dhe caktoni një kohë për shqetësimin tuaj në kalendar- për më vonë. Ju jeni shumë të zënë me synime pozitive tani që të mund shpërqendroheni nga shqetësimi.