Dr Ismail Lutolli, specialist pediatër,
Subspecialist Dietolog – Nutricionist,
Subspecialist Hematolog Onkolog
A mund të jetë shkak i dështimit të gjidhënies pikërisht ekzistimi i perit të gjuhës (frenulumit te gjuhës) në gojën e foshnjës?
Kur është koha më e përshtatshme për trajtimin e perit të gjuhës?
Trajtimi konservator apo kirurgjikal, cili është hapi më i qëlluar?
Frenulumi (peri) i shkurtër i gjuhës është një keqformim i lindur, pra i pranishëm që në momentin e lindjes dhe ndodhë në rreth 5 – 7 % të të porsalindurve dhe 7% tek fëmijët në moshë parashkollore.
Fillimisht, në shumë raste mund të mos vihet re, sidomos nëse është në forma të lehta.
Pediatri në fillim është mjaft i përkushtuar për të përcjellë parametrat tjerë të rritjes e zhvillimit të një foshnje dhe mund të anashkaloi këtë detaj.
Me kalimin e kohës, fillon të krijon probleme te theksuara duke filluar së pari me refuzimin e thithjes gjatë procesit të gjidhënies.
Ka raste kur diagnostikohet vetëm në moshë të rritur kur dhe shfaq disa simptoma, si shqetësime të gjumit (për shembull gërhitje apo apnea) ose dhimbje qafe.
Kam takuar disa raste te tilla gjatë punës sime në Kosovë, ku në pjesën dërrmuese kemi deshtimin e procesit të gjidhënies dhe një sërë problemesh tjera me ushqimin e duhur.
Frenulumi i gjuhës ndodhet në pjesën e butë dhe transparente poshtë gjuhës që mund ta shohim në pasqyrë, duke ngritur gjuhën lart për të prekur qiellzën. Duke bërë këtë frenulumi do të shfaqet si një fije peri, e ngjashme me një fije delikate. Nga këtu rrjedhë edhe emri peri i gjuhës.
Disa persona lindin me frenulumin e gjuhës të shkurtër, e për pasojë gjuha do të jetë më e ngushtë se normalja, e për pasojë do ketë vështirësi në lëvizje. Kur frenulumi i gjuhës i shkurtër futet në majë të gjuhës flitet për ankiloglossia ose “gjuha e lidhur”.
Shkaqet e frenulumit
Ka shumë supozime por nuk ka një shkak dominant. Mendohet se shkaqet mund të jetë gjenetike, pasi është një defekt i lindur, që është shkaktuar nga anomali të zhvillimit embrional që ndalon shkëputjen korrekte të gjuhës nga dyshemeja e gojës .Sidoqoftë kjo ngelet një nga mundësitë.
Klasifikimi
Frenulumi i shkurtër mund të japë probleme të lëvizshmërisë së gjuhës pak a shumë të rëndë, dhe sipas rastit ku ndodhet vetë frenulumi. Në veçanti këto keqformime mund të klasifikohen në 4 shkallë, nga mungesa e frenulumit e deri te prezenca e e frenulumit në majë të gjuhës.
SIMPTOMAT DHE KOMPLIKACIONET E MËVONSHME
Një i porsalindur
Një i porsalindur me frenulumin e gjuhës së shkurtër, mund të ketë vështirësi të ushqyerjes me procesin e gjidhënies, të cilët duhet të përdorin gjuhën në drejtim drejt qiellzës për të thithur qumështin. Ka raste kur pikërisht për këtë arsye dështon edhe procesi i vet gjidhënies. Ka shumë rëndësi që një pediatër të diagnostifikoj me kohë këtë problem dhe të realizohet intervenimi i shpejtë, në mënyrë që të mos humbë procesi i gjidhënies.
Ndërsa tek të porsalindurit që ushqehen me biberon me gjasë nuk do të ketë probleme, pasi gjuha shkon poshtë dhe për tu ushqyer mjafton që qumështi të dërgohet nga biberoni direkt në gojën e tij.
Simptomat shpesh janë të pranishme në pamjen klinike tek një i porsalindur:
– Foshnja qanë shumë shpesh si para gjidhënies ashtu edhe pas gjidhënies;
– Për shkak të pamundësisë së thithjes së duhur, fëmija lodhet shpejt dhe pas 1-2 minutash
refuzon gjirin ose bie në gjumë para se të ketë pirë mjaftueshëm;
– Ka një rritje të lehtë të peshës trupore ose humbje të peshës;
Ushqyerja me gji mund të mos funksionon për shkak të frenulumit të gjuhës në gojën e foshnjës.
Për foshnjat, gjuha është mjeti më i rëndësishëm për mbijetesë. Lejon thithjen. Sidoqoftë, në disa raste, një frenulum i vogël nën gjuhë e shtrirë, e shkurtuar dhe shumë e trashë parandalon foshnjën nga thithja efektive.
Deri në 10% të të porsalindurve, përfshirë tre herë më shumë djemtë se vajzat, vuajnë nga problemi me frenulumit te gjuhës. Jo çdo fëmijë me këtë problem ka një problem të gjidhënies, por disa prej tyre vuajnë prej tij që nga dita e parë në gjoksin e nënës së tyre. Ushqimet zgjasin më shumë, janë joefektive dhe shpesh janë të dhimbshme për nënën.
Si ta kuptoni se kemi të bëjmë me frenulumit te gjuhës?
Ekzistojnë simptoma të caktuara që tregojnë një frenulum të gjuhës problematike tek një foshnjë. Nëse vëreni një ose më shumë simptoma, sigurohuni që së pari të përjashtoni shkaqet e tjera të problemeve të gjidhënies, siç janë vendosja e gabuar dhe kapja e dobët e gjirit.
– Forma e gjuhës nuk duket normale, ka formën e zemrës ose gjuha ka një formë të rrumbullakët dhe tërhiqet kur foshnja hap gojën gjerë.
– Gjuha mbetet kryesisht në gojë dhe nuk mund të kalojë vijën e buzëve që është e rëndësishme
për thithjen efektive.
– Foshnja shpesh “humbet” gjoksin nga goja dhe prandaj shtrëngohet më shumë.
– Foshnja nuk arrin të thithë për një kohë të gjatë dhe shpesh lëshon gjirin. Ajo përpiqet të mbajë
gjoksin e saj me buzët e saj.
– Qumështi del nga goja e foshnjës.
– Fëmija është i tensionuar, i shqetësuar dhe rënkon, ose herë pas here vendos gjoksin e tij. Ajo
nuk po merr mjaft qumësht gjiri.
– Ka periudha më të gjata të ushqyerjes me gji, foshnja humbet peshë ose nuk merr peshë të
mjaftueshme. Një pasojë e padëshirueshme e kësaj është zvogëlimi i prodhimit të qumështit
sepse gjinjtë nuk stimulohen mjaftueshëm nga ushqyerja me gji.
– Ushqyerja me gji është e dhimbshme për nënën.
Fëmijët më të rriturr 1-3 vjeç
Në disa fëmijë, një frenulum i shkurtër në foshnjëri nuk është problem, por në jetën e mëvonshme, për shkak të rritjes intensive të kockave alveolare në lartësi, ajo manifestohet në vështirësinë e shqiptimit të zërave individual për shkak të pamundësisë për të ngritur gjuhën në qiellzë. Kjo vështirësi shfaqet më së shumti gjatë shqiptimit të tingujve R dhe L, por vështirësi do të ketë veçanërisht në shqiptimin e disa tingujve që kërkojnë që gjuha të ngjitet lartë si: t, d, n, l, z, s, r. Shqiptimi i gabuar i fjalëve që përmbajnë këto tinguj quhet dyslalia.
Fëmijët dhe të rriturit me frenulumin e shkurtër të gjuhës mund të hasin vështirësi:
Në përplasjen e buzëve ,në përdorimin e gjuhës për të hequr nga dhëmbët mbetjet ushqimore apo t’i bien një instrumenti frymor ,të hanë një akullore, si dhe bezdisje dhe ndjesi dhimbjeje poshtë gjuhës.
Frenulumi i shkurtër i gjuhës gjithashtu mund të përkeqësojë posturën
Në veçanti vihet re:
Te një pjesë e rasteve kemi tendenca për të çuar kokën shumë përpara;
Anomali të lakimit normal të shtyllës kurrizore, me shpatulla jo të drejta;
Këmbë të sheshtë;
Gjunjtë të shtrembër;
Probleme me gjumin dhe gërrhitja
Te fëmijët me frenulum mund të shfaqen probleme të gjumit si gërrhitja apo apnea. Në ca raste këto probleme bëhen shqetësuese.
A shkakton peri i gjuhës vonesa apo pengesë në të folur te fëmijët?
Mjaft prindër, janë të shqetësuar se mos fëmija nuk po flet pikërisht për shkak të perit të gjuhës. Në fakt, këtë bindje e kanë pasur deri vonë dhe mjaft profesionistë apo logopedë.
Studimet e shumta tregojnë se peri i gjuhës ka fare pak ose aspak lidhje me të folurit apo zhvillimin e gjuhës ekspresive. Nga ana anatomike e funksionale pasi fëmija lind, peri i gjuhës s’ka pothuajse asnjë funksion specifik. Gjuha ka një numër të madh muskujsh që ndërveprojnë mes tyre për të realizuar funksionin e saj në prodhimin e tingujve të gjuhës dhe peri i gjuhës është gati i parëndësishëm. Probleme mund të ketë në shqiptimin e ca shkronjave, pra të folurit e drejtë por jo sa të pengoj ose vonoj krejtësisht të folurit e një fëmije.
DIAGNOZA
Diagnoza e frenulumit të shkurtër bazohet në vlerësimin klinik që mjeku pediatër realizon duke vëzhguar aspekte të gjuhës së pacientin e duke vlerësuar:
Elasticitetin;
Trashësinë;
Dhe pikën e futjes së frenulumit të gjuhës
Pediatri do të duhet të vlerësojë edhe lëvizjen e gjuhës. Në veçanti në rastin e të porsalindurve pediatri gjatë vizitës duhet te :
1. Ngre gjuhën e bebushit për të parë ndërtimin e frenulumit,
2. Vlerësoj aftësinë e të porsalindurit në thithje, duke vendosur gishtin në gojën e tij dhe duke parë se sa forcë thithëse ka i vogli.
3.Pesha për të vlerësuar rritjen e cila është një parametër i rëndësishëm (nëse rritet pak ndoshta nuk ushqehet si duhet).
4.Do duhej që mjeku pediatër të asistojë kur fëmija ushqehet me gji, për të parë se si e thithë ai qumështin.
Në rastet e fëmijëve më të mëdhenjë apo të rriturve, diagnoza e frenulumit të shkurtër mund të përcaktohet duke nisur nga malokluzioni (keqkafshimi), që mund të krijohen nga frenulumi i shkurtër.
TRAJTIMI
– Në momentin që bëhet diagnoza e frenulumit të shkurtër të gjuhës, vlerësohet një ndërhyrje minimale kirurgjikale e cila definitivisht e zgjedh problemin.
– Trajtimi logopedik mund të kërkohet në rastet kur frenulumi i gjuhës nuk është shumë i shkurtër. Bëhet fjalë për ushtrime që zgjasin frenulumin dhe rekomandohet përgjithësisht në raset e fëmijëve kur dërgohen për herë të parë tek mjeku rreth moshës 4-5 vjeç për shkak të shfaqjes së vështirësive të artikulimit dhe shqiptimit të disa fjalëve, të gëlltitjes apo janë vënë re anomali në posturë.
Kur është koha më e përshtatshme për ndërhyrjen kirurgjikale?
Nje pjese e mjekëve mendojnë që do të ishte më mirë të kalonin disa vite për të vlerësuar një regresion të mundshëm spontan të difektit.
Mendimi më i sakt i shumicës së mjekëve është se duhet ndërhyrë sa më parë (mundësisht brenda tre muajve të parë të jetës) për të shmangur pasojat negative më vonë si shqiptimin, gëlltitjen apo posturën e pacientit të vogël.
Asnjë anestezi nuk jepet për këtë procedurë nëse foshnja është më e vogël. Kjo është arsyeja pse është më mirë të kryeni procedurën sa më shpejt të jetë e mundur, në ditët e para të jetës së fëmijës. Pas procedurës, foshnja vendoset menjëherë në gjoks, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u qetësuar.
Mos u befasoni se një zgjidhje e problemit të frenulumit do zgjidhë mjaft probleme më një të porsalindur, sidomos sa i përket gjidhënies apo ushqimit, andaj mos hezitoni për intervenimin kirurgjikal minimal.