Nga: Dr. Ardiana Perjuci-Begolli, specialiste endokrinologe

Agjërimi gjatë muajit Ramazan është një prej shtyllave kryesore të Islamit dhe obligim për të gjithë myslimanët me përjashtim të disa grupeve të njerzëve si p.sh.për personat me probleme shëndetësore të cilëve agjërimi mund të ju përkeqësojë gjendjen shëndetësore, fëmijët dhe gratë shtatëzane. Pacientët me diabet deri diku hynë në grupin e personave me probleme shëndetësore por një grup i tyre insistojnë të agjërojnë duke sfiduar kështu vetveten dhe personelin mjekësor. Meqenëse është obligim fetar pacientët vet duhet të vendosin se a do të agjërojnë apo jo, pasi që të këshillohen nga mjeku i tyre.

Megjithatë, në qoftë se pacientët me diabet vendosin të agjërojnë është e nevojshme të dinë që:
– Monitorimi i shpeshtë i glikemisë ka rëndësi të madhe meqenëse në këtë mënyrë parandalohen episodet e hipoglikemisë gjatë ditës dhe hiperglikemisë gjatë natës.
– Matja e shpeshtë e glikemisë ka rëndësi shumë sidomos te pacientët me Diabet tip 1 si dhe Diabet tip 2 që mjekohen me insulinë. 
– Shumica e mjekëve janë të mendimit që Ramazanin mund ta agjërojnë pacientët me diabet tip 2 që kanë diabet mirë të ekuilibruar, respektojnë dietën dhe marrin me rregull medikamentet. Po ashtu, pacientët që mjekohen vetëm me metformin janë të kursyer në njëfarë mënyre nga hipoglikemia, prandaj e kanë më lehtë agjërimin.
– Pacientët me Diabet tip 1, meqenëse mjekohen vetëm me insulinë, janë më të rrezikuar nga episodet e zgjatura të hipoglikemisë, ku edhe edhe rastet e hospitalizimit dinë me qenë ma të shpeshta. Prandaj, këtyre pacientëve nuk iu rekomandohet agjërimi ashtu që të mos iu rreziokeht shëndeti.

Komplikimet ma të shpeshta që ndodhin gjatë agjërimit te pacientët me diabet jane: Hipoglikemia, Hiperglikemia, Ketoacidoza, Dehidrimi dhe Tromboza.

Pacientët me Diabet që rrezikohen më tepër gjatë agjërimit janë: 
– ata të cilët 3 muajt e fundit kanë pasur episode të shpeshta të hipoglikemisë,
– pacientët që në 3 muajt e fundit kanë qenë në ketoacidozë (komplikime akut i diabetit),
– pacientët që kanë diabet jo mirë të rregulluar e që vazhdimisht janë me vlera të larta të glikemisë,
– pacientët me sëmundje të zemres, me sëmundje të veshkave, ata që që janë në dializë, 
– ata të cilët jetojnë vetëm në shtepi,

Shumë të kujdesshëm duhen me qenë edhe pacientët që mjekohen me insulinë dhe preparate të sulfanilures (si p.sh. trical, amaryl, diabos).

Prandaj agjërimi kërkon një planifikim të mirëfilltë sepse ju nuk dëshironi që hipoglikemia të ju dëmton seriozisht shëndetin. Nëse e keni glikeminë ndër 3,9 mmol/liter ndërprejeni agjërimin dhe merrni sheqer, në të kundërtën e rrezikoni jetën tuaj. Nëse glikemia është mbi 16.7 mmol/litër duhet po ashtu ta ndërpreni agjërimin.

Rekomandohet që gjatë iftarit mos të merren sasi të mëdha të ushqimeve që përmbajnë shumë sheqerna dhe yndyrna. Përdorni oriz, qiqra, mish, produkte të qumshtit, fruta dhe perime. Mishi preferohet më tepër i peshkut dhe pulës, ndërsa mishi i viçit 2 herë në javë Pemët kanë karbohidrate dhe preferohen të merren meqë e parandalojnë hipoglikeminë, e po ashtu janë të pasura me vitamine, minerale, fibra.

Rekomandohet të konsumohen 150-200 gram pemë e jo më shumë meqenëse përmbajnë karbohidrate. Perimet e të gjitha llojeve konsumoni pa kufi sepse kanë shumë pak karbohidrate dhe kanë njëjtë si pemët shumë vitamina, minerale e fibra. Rekomandohet poashtu konsumimi i fasules, thjerrzave, bizeleve, bishtajave sepse përmbajnë proteina bimore por mos i shoqëroni me sasi të mëdha të bukës (mundësisht buka të jetë integrale). Yndyrnat preferohen më tepër të jenë ato me prejardhje bimore si vaji i lulediellit, vaji i ullirit… Ushqimet preferohen të jenë të freskëta, jo të konservuara; të ziera ose të pjekura e jo të ferguara.

Prej kohës së iftarit e deri në syfyr të merret ushqim shpesh e ka pak (në sasi të vogla) ashtu që mos të ju ngritët shumë glikemia. Pini ujë (p.sh. filloni iftarin duke pirë 2 gota ujë) dhe përdorni lëngje pa sheqer, të dekafeinuara ashtu që mos të dehidroheni. Po ashtu, aktiviteti fizik rekomandohet pas iftarit e jo gjatë ditës ashtu që mos të ju ulet glikemia.

Barnat nuk duhen të ndërprehen, por në bashkëpunim me mjekun tuaj rregulloni dozat e terapisë.

Ju uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!

Me respekt, Dr. Ardiana – endokrinologe /www.familjadheshendeti.com