Sot po vërtetohet nga shumë eksperimente të kryera nga qendrat mjekësore botërore si dhe nga numri i madh i mjekëve në renome botërore, të cilët vërtetojnë efektet mahnitëse të agjërimit në organizmin e njeriut. Do të citojmë vetëm disa prej tyre:
Mjeku Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobël në mjekësi – 1940),në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”
Mjeku Barsilius ka shkruar se dobia e urisë në mjekimin e disa sëmundjeve e kalon shumë here dobinë e përdorimit të barnave medicinal.
Mjeku Hilab ua ndalonte ushqimin të sëmurëve të tij për disa ditë më radhë dhe vetëm pas kësaj fillonte t’u jepte porcione ushqimore të lehta.
Po çfarë dobi të tjera sjell agjërimi në organizmin tonë?
Sistemi kardiovaskular – agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës. 10% e gjakut të pompuar nga zemra shkon në sistemin e tretjes gjatë procesit të tretjes dhe kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse ne nuk kemi proces tretjeje gjatë ditës. Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës, kështu që zemra gjatë ditës rreh 14 000 herë më pak.
Mushkëritë – kur ne marrim frymë, trupi ynë thith mijëra toksina që ndodhen rreth nesh përfshirë edhe tymin nga duhani, ndërsa agjërimi ndihmon në heqjen e këtyre toksinave të grumbulluara në mushkëri. Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.
Lukthi – shfrytëzon kohën e agjërimit për ta pastruar vetveten nga papastërtitë e grumbulluara, për ta bërë të mundur një tretje më efiçiente. Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acidin vazhdimisht, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mos dëmtimin e lukthit, pra ai pushon dhe nuk tajohet acidi lukthor.
Zorrët – trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim. Edhe zorrët e shfrytëzojnë këtë kohë për të pastruar vetën nga papastërtitë. Zorrët, kanë një periudhe pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulët ritmi i punës i muskujve. Pllakat Pajerit që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
Mëlçia – ka detyrën që të gjitha helmet e futura në organizëm t’i detoksoj, t’i shëndrroj në komponime të padëmshme kimike. Çdo sëmundje pak më e rëndë e mëlçisë përfundon me vdekje, jo drejtpërsëdrejti pse humbët ky organ, por tërthorazi ngase në organizëm grumbullohen helmet e forta që shumë shpejtë shkaktojnë vdekjen. E gjithë kjo tregon se agjërimi, jo vetëm se zvogëlon mjaft rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, por ndihmon që organizmi, në segmente të veçanta të tij të “përtërihen”. Dihet se me anë të urisë shtresat yndyrorë në ind zvogëlohen, por më pak dihet se me uri “shkrihen” edhe ato shtresa të yndyrës, që gjenden në brendi të enëve të gjakut, pikërisht ato shtresa, që sjellin deri te infarkti i zemrës, pastaj shfaqjes së arteriosklerozës, si dhe shpejtimit të vjetërsimit (plakjes).
Veshkët – agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi, e kjo çon në uljen e presionit të gjakut.
Pankreasi – agjërimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikët, sepse ngrit nivelin e insulinës. Ai është një rast i mirë për të zvogëluar përqindjen e sheqerit në gjak në pikën më të ulët të tij.
Dobitë psikologjike të agjërimit: Agjërimi nuk shëron vetëm sëmundjet e trupit, por ai është edhe një kurim i mirë psikologjik. Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve e prapaskenave. Është pikërisht ky ridimensionimin i vlerave të karakterit njerëzor.
Burimi: Shoqata e mjekëve musliman ✨