Kaluam situata të natyrave të ndryshme, pas cdo situate prisnim të duam dhe respektojmë njëri tjetrin pakufi, nuk ndodhi dhe nuk pritet që do të ndodhë.
Shpesh pyes veten?A kemi qenë gjithë të tillë?Jemi bërë imun ndaj dhembjes, ndaj problemeve, ndaj fëmijëve, ndaj familjarëve, ndaj shoqërisë, ndaj çdo gjëje që shoqëron ndjesin e të qenurit i/e ndjeshëm. Nuk depërton dhembja brenda nesh, sikur që ishte më parë (një për të gjithë, të gjithë për një), tash jemi secili për vete i’a dole apo jo, ose ‘të gjithë për mua e unë për askend’.
Kjo kohë kolektive sikur ka shëndrruar normalen në abnormale dhe anasjelltas. Kush është fajtori për gjithë këtë pasiguri brenda nesh? Unë jam fajtore për veten time, secili është fajtor për veten e tij. Rrugëtimi drejt së mirës është i vështirë, duhet të fillojmë nga zero deri në zhvillimin tonë gjatë fazave të jetës, rrugëtimi drejt së keqës dhe mëkatit është shumë më i lehtë, prandaj pas këtij rrugëtimi kemi telashe të shumta.
Humbja e ndjesis ndaj njeriut,është të jesh i vdekur për së gjalli…
Emocionet përjetohen ndyshe nga individi në individ, nëse jemi mësuar të reagojmë me zemrim ndaj një situate të caktuar, në çdo lloj situate ne do të reagojmë me zemrim, ose nëse jemi mësuar të kemi ndjesi ndaj situatave të dhimbshme, ne do të reagojmë me empati ndaj një situate. Të gjitha reagimet tona janë si pasojë e përvojave të mëparshme të jetës. Nëse kemi konflikte të brendshme me veten, reagimet tona do të jenë të tilla.
Konfliktet e brendshme janë kauzë e vuajtjeve mendore.
Ndrysho veten, nëse dëshiron të ndryshojnë tjerët përballë teje.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/psikoterapiste