Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë!
Resurset natyrore perfaqësojnë te gjitha begatitë natyrore te një vendi ku janë te perfshira: ajri, uji, toka, bota bimore dha shtazore, thëngjilli, nafta, xehet minerale dhe te gjitha burimet e tjera energjetike.
Në vendet me industri te zhvilluar shfrytëzimi i resurseve është bërë në mënyrë te pakontrolluar që ka rezultuar në rritjen më te madhe te ndotjes se tokës, ajrit, ujit deri te ndikimet negative në shëndetin e njeriut dhe paraqitjen e semundjeve te ndryshme dhe pasoja në rrethin global si ndryshimet klimatike, zhdukjen e disa llojeve bimore dhe shtazore, shkatrrimin e shtreses se ozonit, ngrohjen globale etj.
Menagjimi i resurseve natyrore
Menagjimi i resurseve natyrore nënkupton mënyrën e shfrytëzimit te qendrueshëm dhe te kontrolluar te resurseve natyrore, me perfitime te dyanshme për mjedisin dhe njerëzimin duke marrë në konsideratë kerkesat e natyrës për balanc ekologjik dhe kerkesat e shoqërisë njerëzore për balanc social dhe psikologjik.
AJRI SI RESURS NATYRORË
Ajri ka vlerën e vet specifike për ekzistencen e qenjeve te gjalla në natyrë. Përberësit kryesorë te ajrit janë: azoti 78%, oksigjeni 20.8%, argoni 0,93%, dioksidi i karbonit 0.03% dhe përberës te tjerë.
Pastertia e ajrit nuk është e njejtë në vendet e ndryshme te botës. Në vendet me industi dhe ekonomi te pazhvilluar kemi ajër me te pastër sepse kemi pyje te cilat kanë burim i oksigjenit.
Në vendet e industrializuara ajri është më i ndotur mbi normat e lejuara, e cila shkaktohet nga tymtaret e stabilimenteve te ndryshme te cilat në ajër lirojnë sasi te medha te dioksidit te karbonit, oksidet e azotit, oksidet e sulfurit, pluhurin, trafiku rrugorë, ajror dhe hekurudhorë.
Në mjediset urbane ndotja është më e madhe dhe shumë shqetësuese ku janë te koncentruara fabrikat, automjetet te cilat shfrytëzojnë benzinën e pasuruar me plumb dhe dizeli me perqindje te lartë te sulfurit, makinat e vjetra te cilat lirojnë gazra te demshme.
Trafiku hekurudhorë ndikon permes komponenteve avullues nga lokomativat dhe vagonet, mandej sperkatja me herbicide e linjave hekurudhore për te penguar zhvillimin e bimëve te cilat kanë dozë te lartë dhe ndikim toksik në mjedis.
Trafiku ajrorë shkakton zhurmë te madhe, hargjon sasi te konsiderueshme te oksigjenit që i shërben në procesin e djegies në turbomotor.
Ndotësit me te mëdhenj te vendit tonë janë termocentalet e Obiliqit: Kosova A dhe Kosova B, stabilimentet industiale te Trepçës, baterive në Gjilan, Feronikeli në Drenas etj.
Renja e cilësisë se ajrit kontribon në paraqitjen e smogut dimorë dhe verorë sidomos në vendet urbane.
MENAGJIMI I KUALITETIT TE AJRIT
Shkaqet e ndotjës se ajrit në vendin tonë janë te medha, vlenë te theksohet mungesa ose mosfunkionimi i stabilimenteve për pastrimin e ajrit nga fabrikat industriale, shfrytëzimi i karboranteve te cilësisë se dobët, mospërputhshmëria me direktivat e BE-së.
Në zvoglimin e ndotësve te ajrit duhet te kontriboj:
- Aplikimi i standarteve për kualitetin e ajrit në perputhje me ligjet ndërkombetare për mbrojtjen e ajrit.
- Burimet energjetike dhe industriale te perdorin filtrat relevant.
- Kontrolli i karboranteve te importuara.
- Përcjellja më e shpeshtë e kualitetit te ajrit nga institutet perkatëse.
Sipas te dhënave te fundit ndotja e ajrit në Kosovë është shumë e lartë dhe hyn nder vendet me ajrin me te ndotur.
Ju lutem te ruajmë këtë resurs natyrorë sepse ajri është gjeja e parë që marrim dhe e fundit që lirojmë. /Familjadheshendeti.com