Intervistën e realizoi Hafize F. Elshani, gazetare
Luljeta Ahmetaj është doktoreshë e respektuar në Kosovë dhe punon si alergo-imunologe, duke i ndihmuar të gjithë atyre që kanë alergji me këshilla dhe trajtim adekuat për mjekim. Alergo-imunologja Dr. Luljeta Ahmetaj ka marrur pjesë me punim shkencor si dhe udhëheqë një sesion shkencor mbi alergjitë në kongresin e 17 botëror të imunologjisë të mbajtur në Pekin, Kinë. Në këtë kongres profesoresha Luljeta ka paraqitur rezultatet e studimit “Veprimi i imunoterapise specifike në pacientët me astmë, shkruan Familja dhe Shëndeti
Kur jemi tek alergjitë, kujtojme irritimin e lëkurës që mund të jetë si shenjë ose simptomë e një alergjie. Por, gjithashtu mund të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i ekspozimit ndaj ndonjë alergjeni.
Lotim, kruarje dhe skuqje sysh, lodhje, teshtitje, irritim të lëkurës, stres dhe shumëherë deri në pamundësi për t’u mbushur me frymë. Përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, ndërsa disa të tjerë edhe mund ta nënvleftësojnë për gjendje gripale. Por me ardhjen e pranverës, jemi pikërisht në stinën e alergjive ku me ndërrimin e stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, pluhurat ambientalë dhe polenet nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet në rrugët e frymëmarrjes. Luljeta Ahmetaj, doktoresha alergologe në një intervistë për “Familja dhe Shëndeti” shpjegon nëse një person vuan nga këto shenja duhet të paraqitet për vizitë mjekësore te mjeku alergolog, ku nëpërmjet testeve dhe analizave përkatëse të përcaktohet lloji i alergenit prej të cilit është i ndjeshëm.
Alergologia thotë se trajtimet kundër sëmundjeve alergjike janë të dy formave; ato medikamentoze dhe Imunoterapia Alergen Specifike, pra vaksina. Sikurse shpjegon doktoresha, vaksina antialergji bëhet pasi kryhen testet alergjike dhe përcaktohet alergeni i cili shkakton alergjinë.
Për periudhën e fillimit të trajtimit të alergjive flet Dr. Luljeta Neziri Ahmetaj Alergo-Imunologe. Në një intervistë ekskluzive për “Familja dhe Shëndetin”, ajo tregon gjithçka rreth alergjive, për shkaqet, simptomat, diagnoza, masat mbrojtëse,trajtimin dhe gjithçka tjeter në lidhje me alergjinë.
Çfarë është alergjia?
Alergjitë paraqesin një përgjegje hiperreaktive të sistemit imunitare ndaj substancave të ndryshme qe kanë ardhur në kontakt ose kanë depërtuar në organizmin tonë. Keto substanca që quhen ndryshe si alergjene mund të jenë ushqime, ilaqe, polene, pluhur shtëpiak, polene, helmet e insekteve, etj.
Cilat janë shenjat kryesore që shfaq alergjia?
Simptomet me të shpeshta të reaksionit alergjik janë: shkuarje hunde, kruarje hunde, bllokim i hundës (Rhiniti alergjik), kruarje, skuqje dhe lotim sysh (conjuctiviti), fishkellimë gjoksi, pengesa në frymëmarrje dhe kollitje (astma bronkiale), skuqje, kruarje lëkure (urticarje), etj.
Si zhvillohen sëmundjet alergjike dhe deri ku mund të shkojnë komplikacionet e tyre?
Sëmundjet alergjike mund të fillojnë që nga simptomet më të thjeshta të cekura me sipër e deri në komplikime vdekjeprurëse (shoku anafilaktik) nëse i perfshin njëkohesisht organet e frymemarrjës si dhe sistemin kardiovaskular.
Çfarë ndodh gjatë një reaksioni alergjik?
Çdokush dhe çdo moshë mund të preket nga reaksioni alergjik. Por megjithatë me vulnerable janë personat të cilet kanë një predispozicion gjenetik për të trasheguar një atopi (një IgE te rritur në gjakun e tyre).
A mund të preket gjithkush nga alergjia?
Ne 35% te rasteve të Rhinitit alergjik me kohën mund të perfundojnë në Asthmen Bronkiale.
Cilat janë simptomat e një reaksioni alergjik?
Nga Asthma alergjike janë me të rrezikuar personat atopic(dmth që kanë një IgE të rritur).Ata me kohën do të sezibilizohen ndaj pluhurit shtepiak,poleneve,zbokthit të kafsheve etj.
Si riniti alergjik mund të shkaktojë simptoma të astmës?
Jo të gjitha llojet e astmes mund të jenë të nxitura nga alergjitë.
Kush është më i rrezikuar nga astma alergjike?
Koheve të fundit flitet për astmën që në aspektin e endotipiot është TH1 dhe TH2. Këto të parat paraqiten me tepër pas një infeksioni të theksuar që ka prekur trungun traheobronkial, ndërsa e dyta ka patjeter një nxites alergjik.
Të gjitha llojet e astmës shkaktohen nga alergjitë?
Parashikohet deri në 2025 çdo i dyti evropean do të vuajë nga një sëmundje alergjike.
Po faktori klimë, si ndikon në shfaqjen e alergjive?
Sigurisht që ndryshimet klimakterike, ndotja e ajrit si dhe mënyra e të ushqyerit kanë ndikuar në këtë rritje të prevalences se këtyre sëmendjeve.
Çfarë roli luajnë nxehtësia dhe rrezet e diellit në acarimin e alergjive?
Ndotja e ambientit të jashtem është një ndër faktorët kryesorë për precipitimin e sëmundjeve alergjike të traktit respiratore.Kjo ndodh për arsye të dëmtimit të shtreses mbrojtëse të rrugeve të frymemarrjës si dhe lirimit të substancave të quajtura inflamatore në vendin e dëmtimit.
Sa i përket përdorimit të antibiotikëve, a janë të rekomandueshëm? I përdorin pacientët?
Antibiotiket nuk duhet të përdoren për shërimin e sëmundjeve alergjike, sepse nuk kanë kurfarë roli në mjekimin e tyre, antibiotiku duhet të përdoret vetëm në raste mbi infeksioni bakterial, në këto raste duhet saktësisht të përcaktohet tipi i bakteries si dhe cili antibiotik është i vlefshem për t’u përdorur.
Në çfarë rastesh alergjitë mund të zgjasin gjatë gjithë periudhës së vitit? Çfarë specifikash kanë ato?
Alergjia ndaj pluhurit shtëpiak, mykut ose zbokthit të kafsheve që i mbajme në shtëpi mund të zgjasë gjatë tere vitit. Dmth nuk ka karakter sezonal. Në tilla raste duhet të percaktohet shkaktari në mënyre që të bëhet trajtimi adekuat.
Përmendët pak më përpara vaksinimin. A e zgjidh aplikimi i saj problemin në mënyrë të përhershme apo të përkohshme tek individët alergjikë ndaj ushqimeve apo poleneve?
Vaksinimi është i vetmi trajtim etiologjik i sëmundjeve alergjike, të gjitha trajtimet tjera menjanojnë vetëm simptomat, do të thotë pas ndërprerjes së terapise simptomet kthehen. Ky trajtim është specifik për secilin pacient dhe zgjat tri deri në pesë vite. Por suksesi është i garantuar.
Çfarë është alergjia nga polenet (alergjia e barit)?
Alergjitë nga poleni përfshijnë reaksionin hiperreaktiv ndaj gameteve mashkullore të lules si organ për shumëzimin e bimëve, prandaj kjo sëmundje quhet polinoze.
A janë personat alergjikë ndaj poleneve, të ndjeshëm dhe ndaj alergenëve të tjerë të ambientit apo ushqimore?
Shpeshhere pacientet alergjike ndaj poleneve janë alergjik edhe ndaj ushqimeve të caktuara psh kikirikë,arra lejthia bademe domate karrote,etj. Kjo ndodh për shkak të reaksionit të kryqezuar mes polenit dhe alergjenit në ushqim.
Çfarë duhet të bëjnë personat me alergji nga polenet, për t’u përshtatur ndaj efekteve të ndryshimeve klimaterike?
Personat që vuajnë nga alergjia ndaj poleneve duhet t’i shmangen daljes jashtë nga ora 10-16 gjatë sezonit në të cilin ndodhet piku i polenizimit të bimës së caktuar. Duhet të mos përdor shirupa të ndryshëm në bazë bimore, duhet të mos konsumojë mjaltë, etj.
Semundjet alergjike dhe astma të fëmijët, sa janë të rrezikshme?
Astma tek fëmijët paraqet sëmundjen me të shpeshtë kronike në moshën fëmijerore. Mbi 65% të rasteve kanë natyrë alergjike, prandaj duhet të bëhet testi i alergjisë për qëllim diagnostikimi dhe trajtimi adekuat.
A rritet rreziku për shfaqjen e alergjive pas ftohjes ose terapisë me antibiotik te më të vegjlit?
Infeksionet e ndryshme virale dëmtojne qelizat epiteliale të traktit tonë trakeobronkial, pas të cilave mundësohet një hyrje me e lehtë e alergjenit, prandaj shpeshherë ftohjet ose gripi precipiton sëmundjen alergjike.
Çfarë prodhime zakonisht shkaktojnë reagim alergjik dhe në çfarë mënyrë manifestohet?
Urtikaria paraqet një sëmundje alergjike që manifestohet me puçra të përnjehershme të kuqe me madhësi të ndryshme, të skuqura dhe të përcjellura me kruarje, të cilat kalojnë pas 24 orësh pa lënë kurrfarë ndryshimi lëkuror në vendin e manifestimit.
A është lidhur imuniteti me dermatin atopik dhe dermatitn e pelenave?
Dermatiti atopik është një sëmundje e moshës fëmijërore që manifestohet me kruarje, luspim dhe lëngëzim të sipërfaqes lëkurore pas depërtimit të alergjenit përmes rrugës inhalatore me ajër, ushqim ose kontakt të drejtëpeërdrejtë.
Cilat janë rekomandimet dhe këshillat tuaja për trajtimin e reagimeve të shpeshta alergjike te fëmijët dhe si të parandalohen?
Kujdesi për parandalim të sëmundjeve alergjike fillon që në barkun e nënës, marrja e ushqimit të pasur me vitamina D dhe C, mospirja e duhanit, qëndrimi në ajër të pastër, gjumi i rehatshëm, etj. Tri ushqimet e bekuara antialergjike janë salmon, asparagus dhe brokoli.
Përse pikërisht në stinën e pranverës ka më shumë persona që vuajnë nga alergjia?
Në pranverë paraqiten polinozat, alergjitë ndaj poleneve. Tek ne tipike ndaj lajthisë dhe ahut bungut, qarrit, pastaj barishteve etj.
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën: info@familjadheshendeti.com Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.
© “Familja dhe Shëndeti” .Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.