Allium sativum L. – Hudhra, hudra
Familja Alliaceae e qepës
Hudhra është bimë barishtore një vjeçare ose shumëvjecare rritet 40 – 70 cm. Qepujka është e ndarë në thelpinjë. Kërcelli është cilindrik i gjelbërt. Lulet janë në lulesa ombrellore të thjeshta. Hudhra është bimë e kultivuar.
Materiet aktive të cilat gjindën në hudhër
Buli i hudhrës përmbanë një glikozid dhe një enzimë specifike nën veprimin e së cilës glikozidi hidrolozohet dhe formon esencën inulinë lëndë ekstra aktive të paazotuara fruktoze, përmbanë minerale lëndë bakteriale, fitoncide, vitmaminë A, kompleksin e vitaminës B, vitaminë C dhe D.
Hudhra ka perdorim të gjerë
Ajo zgjeron enët e gjakut, ulë tensionin e lartë të gjakut, rritë fuqinë e tkurrjeve të zorrëve, tonizon stomakun. Ka ndikim të madh në arteriosklerozë, tubërkuloz, asmë, pneunemi, semundjet e aparatit tretës, lufton parazitet e zorrëve. Hudhra është antikanceroze. Ka veprim të mirë baktericid bakteriostatik kryesisht në organet e frymëmarrjes dhe tretjes. Qetëson dhimbjet nervore, reumatike. Hudhra përdoret kunder gripit është e preferuar që çdo person duhet të hajë nga një kokërr hudher në mëngjes para bukës ose në mbrëmje para gjumit.
Konsumimi i hudhrës së gatuar dhe po ashtu asaj të papërpunuarës mund të ndihmojnë për në mbytjen e bakterit Helikobacter pylori. Një studim në vitin 2016 tregon se njerëzit me këtë baterie të cilët kanë konsumuar në shujtat e tyre 2 hudhra me madhësi mesatare ( përafërsisht 3 gram), kanë përjetuar reduktim të dukshëm të bakteries. Kjo tregon se hudhra ka efekte shumë të forta antibakteriale kundër H. Pylori.
Hudhra si bimë perdoret e tëra: buli, kërcelli dhe gjethet e reja.
Anet negative të hudhrës: konsumimi i terpërt mund të shkaktoj vjellje. Gratë që i ushqejnë fëmijet me gji nuk preferohet të perdorin hudhër sepse qumështi që pridhon nuk i pelqen fëmijes, nuk preferohet edhe nga ata që kanë tensionin e ulët te gjakut.
Hudhra ka vlera të veçanta ushqimore kur i shtohet gjellës e grirë ose e shtypur, preferohet të mos zihet shumë pasi humbë vlerat e larta ushqyese.
Florina Lladrovci Mr. Sc i Ekologjisë