ANATOMIA E GJËNDRËS TIROIDE


✅ Tiroidja është një gjëndër që ka formën e fluturës me krahë të hapur.
✅ Ajo përbëhet nga dy lobe, i majti dhe i djathti (krahët e fluturës) dhe istmusi (trupi i fluturës) që vendoset në mes dhe bashkon lobet e saj.
✅ Tek njerëzit e shëndetshëm, pa sêmundje të tiroidës, pesha e gjendrës tiroide është 15- 30 gr.
✅ Lobet e tiroides vendosen në të dyja anët e laringsit dhe të trakesë, ndërsa istmusi, që quhet dhe lobi transversal, vendoset në kartilagon e krikoides.
✅ Në pjesën e përparme gjëndra tiroide është e mbuluar nga lëkura dhe muskujt sipërfaqësore të qafës: muskujt sternokleidomastoide, sternohioide dhe sternotiroide.
✅ Në pjesën e pasme dhe anësore të çdo lobi, normalisht vendosen dy gjëndra të vogla sa një kokërr bizeleje, të cilat quhen gjëndra paratiroide.
✅ Gjëndra tiroide furnizohet me shumë gjak që sigurohet nga një rrjet i dendur arterial, i cili e merr fillesën nga arteriet tiroide të sipërme, që janë degëzime të arteries karotis eksterna, dhe arteriet tiroide të poshtme, që janë degëzime të arteries subklavia.
✅ Në gjëndrën tiroide qarkullon shumë gjak, rreth 5 L në orë.
✅ Gjëndra tiroide përmban një rrjet të pasur nervor, fije nervore nga sistemi autonom (vegjetativ) simpatik, dhe parasimpatik (nervi vagus).
✅ Tiroidja inervohet, gjithashtu, dhe nga fijet nervore që vijnë nga nervat faringeale të sipërm dhe të poshtme.

Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog