AVOKADO, “MBRET” NË PIRAMIDËN USHQIMORE TË FËMIJËVE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Avokado është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijën dhe jo vetëm. Ky frut konsiderohet si “mbreti” në piramidën ushqimore.
Avokadoja është një nga ushqimet më të mira që mund t’i prezantohen fëmijës në momentet e para të fillimit të ushqimeve të ngurta, pasi përmban yndyrna “të mira” dhe vlera të mëdha ushqyese për një zhvillim të përkryer fizik dhe mendor të fëmijës.
Avokadoja është quajtur si një nga ushqimet më të përsosura të natyrës, sepse mendohet se përmban të gjithcka që ka nevojë njeriu për të mbijetuar.

?Avokadoja është e pasur me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B1, vitaminë B2, vitaminë B6, D, E, K, magnez, fosfor, kalcium, kalium hekur, beta karorreten, sasi të vogla selenium etj. Përmban edhe omega 3 dhe zink.

Avokadoja është një ushqim i mrekullueshëm për fëmijën. Ajo është shumë e butë dhe mund të pranohet shumë lehtë nga fëmija. Ajo mund të fillohet shumë shpejt nga muaji i 6’të. Bebet kanë nevojë për karbohidrate, yndyrna të shëndetshme dhe proteina për një rritje të mirë dhe të shëndetshme gjatë vitit të parë të jetës, por edhe gjatë vitit të dytë.

Po! Avokadot janë plot me yndryrë dhe për këtë ju nuk duhet të shqetësoheni sepse fëmija ka nevojë për të, në mënyrë që sistemi nervor të zhvillohet në mënyrën e duhur. Ju duhet të dini se një filxhan me pure avokado përmban 700 kalori.

?SI PËRGATITET?

Avokado nuk ka nevoj të zihet apo të piqet.
½ avokado, largohet lekura dhe bluhet drejtperdrejtë në blender. Mund ti shtoni pak ujë të bebit për tu fituar më lehtë një masë homogjene.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com